Një grup të rinjsh nga kryeqyteti, të apasionuar pas “Kitesurf” kanë valëvitur flamurin shqiptar në mes të detit.
Pavarësisht temperaturave, duket se era brenda gjirit të Vlorës i ka ndihmuar te realizojnë sfidën.
5 djemtë ushtrojnë këtë sport ujor prej vitesh, edhe pse në dukje I rrezikshëm ata shprehen të sigurt në ndjekjen e pasionit te tyre.
“Kemi ardhur sot për të festuar ditën e flamurit, Vlora është një nga qytetet më të bukura. Këtë sport e ushtrojmë kur ka erë dhe në plazhet që ka rërë, Vlora mbetet e duhura. Nëse i përmbahesh rregullave është sport i sigurt, i preferuar mbetet plazhi i Zvërnecit. Sot për ditën e festës na përkoi era e duhur.”
Kitesurfing është një sport I veçante edhe pse jo shumë i njohur në vendin tonë, duket se ka gjetur zbatim nga të rinj të cilët e frekuentojnë prej vitesh me radhë që nga Adriatiku deri në Jon.