Politikë

‘Kjo as hile greke nuk quhet’ Rama batuta me minoritarët në Finiq për shërbimin e kafes! Gjiknuri: I rrezikshëm premtimi i PD-së për shfuqizimin e ligjit për pronat

9 Prill 2021, 12:29| Përditesimi: 9 Prill 2021, 14:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me disa minoritarë në bashkinë e Finiqit, të cilët i kanë adresuar disa nga problemet më të cilat hasen.

Në fokus të diskutimit të tyre ishte zhvillimi i turizmit dhe agro-turizmit në këtë zonë. Po ashtu edhe regjistrimi i pronave për ta ishte një problematike, ndërkohë që Rama i tha se këtë proces tashmë e ka nisur qeveria.

Njëri prej tyre i kërkoi kreu të qeverisë që të shtrohet një rrugë, ndërkohë që Rama iu kthye me shaka se tani në sekond nuk e shton dot, por do të punohet.

Pronari i lokalit: Nëse do të hapet kufiri, do të jenë të lirë të bëjnë shëtitje, nëse do të ketë mundësi të investohet në rrugë. Këtë kërkesë kisha!

Rama: Të them se e bëjmë rrugën tani për tani s’ta bëj dot. Po e deshe tani në sekond voto ato tjerët se ta bëjnë në sekond. Ulu! Ulu! Kjo zonë është fantastike për agro-turizëm.

Ndërkohë Rama ka shkëmbyer edhe batuta mes tyre, për shkak se nuk i kishin shërbyer kafe, dhe vetë banori po konsumonte kafe, gjë për të cilën kreu i qeverisë tha se as hile greke nuk mund të quhet.

Minoritari: Dua t’ju falënderoj për vizitën edhe kjo kafja do të na shërbejë për ti diskutuar më mirë problematikat që kemi.

Rama: Kjo kafja jote se kafja jonë s’ka ardhur! Mund të marrim edhe në kafe, Ku e ke pa ti që vjen këtu dhe i jep kafe këtij që është këtu dhe ne pa kafe. Ça është kjo se as hile greke nuk quhet.

Minoritari: Ishte një diskutim se si ta shërbenim me gotë apo me filxhan.

Rama: Ku po bënit diskutimin apo andej mbrapa si Kali i Trojës.

Minoritari: Dua t’ju falënderoj për tre projektet për ujin që keni marrë në Finiq. Duhet një zyrë e kadastrës në bashkinë e Finiqit.

Rama: Azhornimi i pronave ka nisur nga qeveria

Gjiknuri: 20% u janë dhënë titujt e pronësisë! Ato të tjerët thonë do të shfuqizojmë ligjin, kjo është shumë e rrezikshme, bëni shumë kujdes. Vërtetë procesi mund të kishte ecur më shpejt, por është vënë shina.

Ora 13:59
"Ka ardhur ora e fshatarëve tani"- Rama batuta me fermerin: Ju ka ardhur katundari më i gjatë në krye dhe ju mbështet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Mursi të Konispolit, ku pa nga afër punimet në zonë. Rama tha se zona është kthyer në një vatër zhvillimi të bujqësisë, duke shtuar se tashmë janë 183 pika grumbullimi me kushti optimale, ku i jepet mundësia fermerëve që të mos i shesin në rrugë produktet e tyre e të mos i hedhin.

Po ashtu Rama nuk la pa bërë edhe batutat me një fermer, i cili tha se "tani ka ardhur ora e fshatarëve", referuar mbështetjes që qeveria i ka ofruar atyre.

Ndërsa Rama iu përgjigj: "Ju ka ardhur katundari më i gjatë në krye dhe ju mbështet, e para, është edhe pjesa tjetër. Po i thosha dje, ju kujtohet kur ecnim nëpër Shqipëri, që rrugëve ishin ato tendat që shisnin? 183 pika grumbullimi me kushte optimale dhe ja ku është produkti tani, shkon në pikën e grumbullimit, bëhet loja me tregun dhe shitet kur do ti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?