Foto: Rayyan Alwan
Shqiptarja.com siguron foton e 24 vjeçares palestineze, Rayyan Alwan e cila dyshohet se u vra nga partneri i saj palestinez.
Mbetet ende mister vrasja e palestinezes 24-vjeçare 3 ditë pasi erdhi në Tiranë. Por hetuesit dyshojnë se partneri palestinez 49-vjecar erdhi në Shqipëri vetëm për të vrarë gruan, e për të ikur me avion pa frikën se do zbulohej, pasi zhduku çdo mjet identifikimi të 25-vjeçares dhe nuk e dha emrin as kur rezervoi dhomën me qira.
Vrasja mendohet se wshtw kryer mw 22 shkurt, 5 ditë para se të gjendej trupi i pajetë i Rayyan, më27 shkurt. Nga aty, krejt i qetë, thonë burime pranë policisë, Fadi Alwan mori një taksi dhe u nis drejt Rinasit. Po atë ditë udhëtoi drejt Athinës dhe më pas drejt Amsterdamit. Hetuesit dyshojnë se nga Holanda, Alwan udhëtoi me tren për në Gjermani, por akoma nuk është gjurmuar.
Lajmi kryesor:
Misteri i vrasjes së 24-vjeçares, palestinezi dyshime se erdhi qëllimisht në Tiranë për ta vrarë gruan! PAMJET kur zbresin të qetë në Rinas
S.G/ReportTv.al
