KLD nuk shkarkoi gjyqtarët, Meta i bashkohet shqetësimit të Gjonajt: Duhet ngritur KLGJ

8 Maj 2018, 14:29| Përditesimi: 8 Maj 2018, 15:04

  • Share

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar pas akuzave të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me rrëzimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e katër gjyqtarëve.

Presidenti Meta, i cili njëherazi është edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka thënë përmes zëdhënësit, Tedi Blushi, se kreu i shtetit shpreh keqardhjen e tij për rrëzimin e kërkesave të Ministres së Drejtësisë, ndërsa ka theksuar se e gjithë kjo situatë te KLD ka ardhur si rrjedhojë e mosngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë si KLGJ-ja.

Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si Kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijimësi të gjitha propozimet e Ministrisë së Drejtësisë ( propozime të ish-Ministrave të Drejtësisë, apo Ministres aktuale Gjonaj) për proçedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve, kërkesa këto aktuale, apo kërkesa të mbartura dhe të pashqyrtuara nga KLD-ja.
 
Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma. 

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Meta

Reagimi i Zëdhënësit të Metës: 
 
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, i pyetur mbi reagimin që ka ky institucion, për vendimarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 07.05.2018, ku në këtë mbledhje janë rrëzuar propozimet e Ministrit të Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra të disa prej gjyqtarëve u shpreh se :
 
- Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
- Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si Kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijimësi të gjitha propozimet e Ministrisë së Drejtësisë ( propozime të ish-Ministrave të Drejtësisë, apo Ministres aktuale Gjonaj) për proçedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve, kërkesa këto aktuale, apo kërkesa të mbartura dhe të pashqyrtuara nga KLD-ja.
 
- Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma.
 
- KLD sot funksionon bazuar në dispozita tranzitore dhe kjo gjëndje duhet të marrë fund sa më parë.
 
- Ngritja dhe funksionimi i organeve të reja si; Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, do të vendosë çdo gjyqtar përballë një sistemi objektiv të llogaridhënies për veprimtarinë e tij.

- Shkeljet disiplinore të kryera nga disa gjyqtarë të shqyrtuara ditën e djeshme në KLD ishin më tepër se flagrante dhe me pasoja të rënda.
 
- Votimi i djeshëm për këto raste tregoi se KLD nuk i përgjigjet dot pritmërive të shoqërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë.


Lajmi kryesor:

KLD refuzoi të shkarkojë katër gjyqtarët, Etilda Gjonaj: Ditë e zezë për drejtësinë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?