KLD refuzoi të shkarkojë katër gjyqtarët, Etilda Gjonaj: Ditë e zezë për drejtësinë

8 Maj 2018, 12:04| Përditesimi: 8 Maj 2018, 15:41

  • Share

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar një ditë pas vendimit të KLD-së, të cilët rrëzuan kërkesën për shkarkimin e katërt gjyqtarëve të kapur me shkelje. 

Gjonaj e cilësoi ditë të zezë për drejtësinë vendimin e KLD-së. Sipas saj, gjyqtari i Durrësit, Petraq Curri dhe Vlorës, Ken Dhima kanë vonuar pa arsye zbardhjen e vendimeve, por KLD i mori në mbrojtje, sikurse edhe dy gjyqtarët e tjerë, të Fierit, Ergys Selmani dhe Shkodrës Ahmet Jangulli, për të cilët Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin. 

Gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë!  Këshilli i Lartë i Drejtësisë si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe eshte kthyer ne një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik. 

 Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shume se çerekshekulli! Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të Reformës në Drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë te nje sistemi, të cilit, po i vjen fundi dhe nuk do të përsëriten më në të ardhmen. 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.   

85 prej këtyre vendimeve janë arsyetuar përtej një afati pesëmujor nga data e shpalljes dhe disa prej tyre edhe pothuajse me një vit vonesë, duke cënuar rëndë interesat e qytetarëve të përfshirë në proceset e mbetura në dorën e këtij gjyqtari me veprime haptazi të papërgjegjshme. 

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë

Ora 14:29
KLD nuk shkarkoi gjyqtarët, Meta i bashkohet shqetësimit të Gjonajt: Duhet ngritur KLGJ

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar pas akuzave të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me rrëzimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e katër gjyqtarëve.

Presidenti Meta, i cili njëherazi është edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka thënë përmes zëdhënësit, Tedi Blushi, se kreu i shtetit shpreh keqardhjen e tij për rrëzimin e kërkesave të Ministres së Drejtësisë, ndërsa ka theksuar se e gjithë kjo situatë te KLD ka ardhur si rrjedhojë e mosngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë si KLGJ-ja.

Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si Kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijimësi të gjitha propozimet e Ministrisë së Drejtësisë ( propozime të ish-Ministrave të Drejtësisë, apo Ministres aktuale Gjonaj) për proçedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve, kërkesa këto aktuale, apo kërkesa të mbartura dhe të pashqyrtuara nga KLD-ja.
 
Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma. 

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Meta

Reagimi i Zëdhënësit të Metës: 
 
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, i pyetur mbi reagimin që ka ky institucion, për vendimarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 07.05.2018, ku në këtë mbledhje janë rrëzuar propozimet e Ministrit të Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra të disa prej gjyqtarëve u shpreh se :
 
- Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
- Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si Kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijimësi të gjitha propozimet e Ministrisë së Drejtësisë ( propozime të ish-Ministrave të Drejtësisë, apo Ministres aktuale Gjonaj) për proçedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve, kërkesa këto aktuale, apo kërkesa të mbartura dhe të pashqyrtuara nga KLD-ja.
 
- Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma.
 
- KLD sot funksionon bazuar në dispozita tranzitore dhe kjo gjëndje duhet të marrë fund sa më parë.
 
- Ngritja dhe funksionimi i organeve të reja si; Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, do të vendosë çdo gjyqtar përballë një sistemi objektiv të llogaridhënies për veprimtarinë e tij.

- Shkeljet disiplinore të kryera nga disa gjyqtarë të shqyrtuara ditën e djeshme në KLD ishin më tepër se flagrante dhe me pasoja të rënda.
 
- Votimi i djeshëm për këto raste tregoi se KLD nuk i përgjigjet dot pritmërive të shoqërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • erma: 08/05/2018 14:01

    po mire moj zonje keta palo hajdute e te tjere nuk i shkarkoka KLD PLERA, po kancelaret e gjykatave qe edhe me bandita se keta, pse si shkarkon ti?!!! 100- 300 euro per nje gjyq te afruar...le pastaj qe gj.adm ap. nuk ka as short elektronik... TURP I PA PARE!!!

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 08/05/2018 13:34

    Duhet urgjentisht të shkarkohet like floriri e të futet në burg ky qen bir qeni 400 brezash kjo familje më e urryer e popullit Shqiptar .

    Përgjigju
  • Nako: 08/05/2018 13:13

    Me vjen mire qe ministrja do te zbatoj reformen dhe realisht jemi me ty moj moter por mos harro te zhdukesh kte KLDn qe mbrojn shoket e tyre te korruptuar

    Përgjigju
  • matilda: 08/05/2018 13:07

    Kta nuk e duan dhe nuk kane per ta dashur kurre reformen se jane te krimbur ne korrupsion por vazhdoni bjerruni kokes

    Përgjigju
  • Lina: 08/05/2018 13:07

    Po kta te KLD jane te kapur nga korrupsioni per vete more aman.

    Përgjigju
  • Perkthyesja: 08/05/2018 12:37

    Po ti moj zonje qe nuk ke paguar perkthyesit e jashtem te Ministrise (me shume se 365 dite jashte afatit kontraktual) a nuk duhet te shkarkohesh nga detyra?

    Përgjigju
    • Vetting: 08/05/2018 12:59

      pse nuk ndjek rrugen ligjore, gjykaten administrative, pse nuk e dononconi shkeljet edhe te rilindasve qe bejne sikur jane te rene nga qielli.

  • Eni: 08/05/2018 12:35

    Kush ushtri thua? Pse kemi ushtri ne??? Edhe Mali i Zi te vije na pushton per 24 ore, jo më Greqia e Serbia, qe te poshton per 30 minuta. Sa te jete Likja kryetar i KLD e Gjin Gjonrat anetare, kjo pune do jete. Ia shleu nderin Shpresa Beçajt, e beri gjyqtare...

    Përgjigju
  • Vetting: 08/05/2018 12:19

    Vetem shiko kush eshte anetar kld, gjin gjoni, i akuzuar nga EU dhe USA direct, dhe ske nevoje te presesh vendime te drejta, sinqerisht e pashe dje lajmin qe pritej te shkarkoheshin dhe per asnje moment nuk kam menduar qe do ndodhte, sidoqofte kam besim tek vetingu, po i shperlan te tere te inkriminuarit dhe korruptuarit, faleminderit EU dhe USA.

    Përgjigju
  • Vetëm ushtria bën punë: 08/05/2018 12:16

    Urgjent ushtria të marë në dorë vendin! Vetëm ajo e ndan shapin nga sheqeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?