TIRANE- Dy institucionet e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë reaguan sot në lidhje me deklaratat që ka bërë kryeministri Edi Rama ndaj gjyqtarit të dosjes së arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj por dhe prokurorit të dosjes Ols Dado.
Ndërkohë sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve vijuan sot edhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Institucioni i ri i drejtësisë kërkoi që të mos bëheshin deklarata të tilla nga ‘njerëz të veshur me pushtet’ apo dhe media, që cenonin pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarëve, që ‘preknin dhe cenonin figurën’ e tyre.
KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit, thuhet në reagim.
Duke kujtuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, KLGJ kujtoi se rruga e vetme për të ndjekur këto çështje është drejt një gjykate më lartë.
Edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.
"Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent" thuhet në njoftimin e KLP-së
Njoftimi i KLGJ-së
“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik, si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Këshilli në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, ju bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cenojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit.
Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Këshilli thekson se në një shtet që është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimmarrjeje gjyqësore duhet të jetë përmes ushtrimit të mjeteve ligjore, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë”.
Godina ku ndodhet KLP
Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka reaguar sot (12 Shkurt) edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që bëri për gjyqtarin e çështjes së arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Por deklarata kundër Drejtësisë sot dhe veçanërisht SPAK dhe Dumanit, pati edhe Sali Berisha.
KLP thekson se mbështet punën e pavarur të prokurorëve dhe kërkoi “nga të gjithë aktorët”, që “të respektojnë integritetin profesional të prokurorëve”.
“Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, thuhet ndër të tjera.
Deklarata e Këshillit të Lartë të Prokurorisë:
“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë, për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
A eshte i pavarur prokurori,qe perfaqeson interesat e shtetit?Po avokati qe perfaqeson interesat e klientit?Prokurori nuk duhet te jete politik por,i pamvarur nuk mund te jete.Te pamvarur jane e duhet te jete gjykata si gjykues midis dy paleve.Ne rastin qe behet fjale, per ndalimin e Erion Velise,prokurori nuk eshte i pavarur,ai eshte ne konflikt interesi,per te krijuar bindje ndaj kercenimeve te bera nga Z.Berisha.Keta prokurore jane te afte te lene ne "harese"vrasjet e grabitjet dhe te ndeshkojne kedo qe ka marre "nje arke peshk".Ky nuk eshte shteti i te drejtes por,mashtrim.
PërgjigjuUU kujtuuan keta te KLP dhe KLGJ te bejne deklarata pasi i zbuluan hapur qe integriteti dhe profesinalizmi i tyre u zbulua hapur me ngjarjet e Veliajt. Ka vite qe Berisha, Meta, Mehdiu dhe kompani i ofendojne, i kercenojne dhe keta nuk bene ze. Keta nuk kane bere ze dhe nuk kane kerkuar llogari prokuroreve dhe gjykatesve edhe kur kane qene hapur ne shkelje te ligjit apo kur nuk kane vepruar per te bere drejtesi dhe zbuuluar te verteten si ne rastin e 21 Janarit
PërgjigjuPo more ju KLSH e GJKK e ju prekuror e gjykates qe skeni lene gje pa bere ne kurriz te shqipetareve ju qe jeni te perlyer nga koka ne kembe me krime e korrpsion apo tani u bete pas vetingut te tere te ndershem. Ne populli sjemi budallenj po kush na ka ne llogari ne se po te ishte per vote per ju sa te jem gjalle per veten sjua jipja voten
PërgjigjuKjo KLGJ, pse nuk reagon kur çdo dite Saleh Berishoviçi sulmon SPAK, apo varja se nuk ka gje, se Salehu e ka menderosur kete sistem te padrejtesise.
PërgjigjuPo ku kane kellqe keta te dalin ne deklarata kundra Saliut! Keta bejne te fortin me ate qe nuk i kundershton. Me Saliun e dine se cfare eshte dajaku!