Të ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore dhe moderatore Doreada Mio, ishin Dr. Otilia Dekovi, Obstetër-Gjinekologe dhe specialiste e fertilitetit dhe Dr. Marsel Haxhiaj, Embriolog në Klinikën e Fertilitetit.
“Sa i takon infertilitetit, jo gjithmonë gjejmë një shkak, jo gjithmonë ka një arsye specifike”, tha mjekja në studio.
“Gratë që janë 35 vjeçe, nëse nuk kanë arritur një shtatëzani në mënyrë natyrale, duhet të paraqiten për ekzaminime do gjashtë muaj”, shtoi ajo.
Nga ana e tij, Doktori tha se kjo është një punë në ekip, ku çdo hallkë ka shumë rëndësi, ndërsa është shumë e rëndësishme që çifti të paraqitet tek mjeku specialist në kohën e duhur.
“Kur një çift vjen për herë të parë në klinikë, bëhet fillimisht historia i tij, ose siç njihet në gjuhën mjekësore si “Anamnezë”, eko-gjinekologjike, analizat hormonale dhe konsultat me mjekun specialist janë shumë të rëndësishme. Në kuadër të ekzaminimeve, bëhet paraprakisht një spermogram, për të kuptuar nëse një çift ka probleme apo jo nga mashkulli. Kur sperma përmbush kriteret normale, atëherë është e mundur që të arrihet një shtatëzani normale”, shprehet Haxhiaj.
Ende në Shqipëri gratë vinë në moshë të re, ku shanset për shtatëzani janë deri në 65%, ndërsa në botë, gratë vinë në moshë më të vonë. Varet shumë dhe nga mosha e gruas, nëse çifti vjen në një moshë të hershme.
“Ne punojmë në një shkencë që nuk është matematikë”, shtoi mjekja në studio.
Në fund mjeku shtoi se çiftet duhet të kërkojnë në kohë specialistin e duhur, për të pasur të mundur të kenë një, ose më shumë fëmijë.
I ftuar në emisionin “Klinika 24”, në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Gjergj Rryta, trajner fitnesi, i specializuar dhe për ushqyerjen e shëndetshme.
Ai foli për disa këshilla që të ndiqet aktiviteti fizik, gjë që ndikon në jetëgjatësinë tonë.
“Nëse ne kujdesemi për trupin tonë në rini, pra kujdesemi për muskujt dhe ushqimin e shëndetshëm, në do të shtojmë jetëgjatësinë tonë”, tha trajneri në studio.
Gjergji shtoi se do i rekomandonte grave në fazën e menopauzës që para se të nisin stërvitjet e trupit, të nisin aktivitetet kardiovaskulare më parë.
Trajneri tha se do ishte mirë që gratë të nisnin fillimisht me një ecje normale të lehtë, e më pas të shtojnë dozën e stërvitjes.
Javën e dytë mund të bëhen streçing ose pilates. Duhet të kombinohet aktiviteti fizik me ushqimet, si një mënyrë inteligjente për të mbajtur në formë trupin.
“Çelësi i një fiziku të mirë është që të ushqehemi mirë”, tha instruktori, duke nënvizuar se kjo është një formulë klasike, shumë efikase.
Komente
