Sociale

Klodiani, la futbollin në Itali dhe investoi në Theth: Besova në premtimet e Ramës, tani po më shembin shtëpinë dhe ëndrrat (VIDEO)

11 Korrik, 15:57| Përditesimi: 11 Korrik, 18:08

  • Share

Në destinacionin më të bukur të Alpeve, fadromat e IKMT prej 5 ditësh po shembin ndërtimet pa leje. Janë 80 objekte për shembje në Theth, mes tyre shtëpia prej druri dhe lokali i të riut, Klodian Harusha, i cili u kthye nga emigrimi me shpresen për të ndërtuar të ardhmen në vendlindje.

 “Unë jam Klodian Harusha, 23 vjeç, banor i Thethit. Kam qenë emigrant dhe kam luajtur si futbollist në Itali për 6 vite. U ktheva me idenë se ka të ardhme këtu por fatkeqësisht më duket se nuk ka...”, shprehet i riu.

Me 7 mijë euro të kursyera nga puna në Itali, Klodiani ndertoi fillimisht lokalin prej druri ne pronen e vet, ku sherben kafe për turistët. Besoi në thirrjen e Kryeministrit Rama për t’u kthyer dhe investuar në vendin e tij por sot investimi do te shembet. Lokali me gjithse pa leje ndertimi, ka NIPT dhe funksional prej dy vitesh dhe ka paguar taksa. Po kështu do shembet dhe shpëtiza prej druri, ku jeton aktualisht.

 “U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse beri thirrje që rinjtë të investojnë në tokat e të parëve. Unë u ktheva!  Jam sorollat në bashki,  asnjë info për paketën e maleve. Më kanë nxjerrë jashtë duke më thënë ‘shko kërko diku tjetër’. Pasi nuk më dhanë leje, bëra vete një ndërtesë druri që çmontohet për 2 orë, por më vunë 58 mijë euro gjobë dhe më thanë do të shembet. Po kështu do të shembet dhe shtëpia prej druri, ku jetoj aktualisht”, tha Harusha.

Klodiani është aktualisht në borxhe dhe nuk di ku të përplaset.

“Jam i zhgënjyer. Kam ardhë me kriju një jetë këtu por sot jam 95 mijë euro borxhe, duke llogaritë gjoben dhe paratë që investova”, tha ai.

23-vjeçari  që la karrieren si futbollist në Itali dhe erdhi për të punuar në turizëm, në vendlindjen e tij, sot ka një thirrje të drejpërdrejtë për Kryeministrin Edi Rama:

“Kryeministrit do i kisha thënë të vejë në zbatim fjalët që ka thënë vete. Ku është paketa e maleve? Ku është mbeshtetja për rikthimin e të rinjve?

Thethjanë me toka të zanuna nuk ka! Jemi prej 5 shekujsh në tokën tonë!

Duhet të nxjerrë një plan zhvillimi dhe të na japë leje për të ndërtu në tokat tona, sipas rregullave”, përfundon ai.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 11/07/2025 19:45

    Shume sakte ,jepu projektin. Pastaj kerkoju llogari.

    Përgjigju
  • Miku: 11/07/2025 19:28

    Jane biznese familjare, shkon sikur po e kap ne kushte flagrance si kriminel. Jepet nje afat edhe bejne disi, jo kshu zgupthi

    Përgjigju
  • Literatura: 11/07/2025 19:27

    Leksioni numer nje , kurre mos beso ne politike vetem nese jeni vet politikan ! Kush beson politikes merr pasaporte Europiane ngjyre blu , sot e ka te kuqe !

    Përgjigju
  • Dori: 11/07/2025 19:22

    Pas hekurave duhet te shkoj kushdo qe shkel ligjin e sidomos kush sulmon punonjesit qe thjesht po bejn detyren.Molotovet mbi fadroma dhe ura jan akte terroriste,jo kriminale.Kush ben dicka te till esht terrorist.Po shkaterrojn nje mrekulli te natyres per perfitime.Merr leje,nuk mund te ndertosh ku do ti se jam ne token time.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 11/07/2025 18:58

    Kjo eshte thjeshte hakmarrje politike. Nuk shikoj te prishen ne fier, korce dhe elbasan ku rezultati i zgjedhjeve ishtw i kenaqshem per kryeministrin. Zgjenjyes ishte durres vlore dhe veriu. Ketu ka keq interpretim, sepse kryeminstri thote ska toke te xanum, por te gjitha qe po prishen jane ne Token e tyre ose pronen e tyre. Ato shtepi derrase ne theth nuk i prishin pun askujt nqs jane ndertuar ne pronen e tyre. Ti jepet nje leje provizore, ose mbasi te mbaroje sezoni te shqyrtohen. E gjitha Show Politik eshte

    Përgjigju
  • albfire: 11/07/2025 18:38

    shume mire ke bere, po beje me leje heres tjeter!

    Përgjigju
  • Potop: 11/07/2025 18:36

    Po atje ta mbante me ndertu pa leje.

    Përgjigju
  • Hasani: 11/07/2025 18:33

    Shoki the ti po bohem Bos me 7000 eu.Heu a thu se ne tjeret ketu nuk dime me ngul hunj ku te dume.Je ne toke tate bukur , me letra jo me llafe .Merr leje ndertimi si te gjithe pastaj merr borxh per biznes.U fryve para fshatit : njof Kryeministrin une . I kam lidh fijet.Fijet me llafe u zgidhen me ty e u lidhen me Austriaket.Osht mo me leverdi.

    Përgjigju
  • Populli: 11/07/2025 18:05

    Bravo rama jemi me ramen deri ne vdekje ...posht banditat qe uzurpuan trotuaret policia te hapi zjarr ja vdekje ja liri ..kan zen rruget ku skemi ku kalojmë...zjarr policia zjarr zjarr zjarr

    Përgjigju
    • AltinTop: 11/07/2025 19:45

      Shko afrohu po ta mbajti…

  • Or teejjj: 11/07/2025 17:33

    Keni 5 shekuj qe i keni xan or teejjj

    Përgjigju
  • turi: 11/07/2025 17:18

    PO DUHET TE KISHE MARRE LEJE O KLODIAN..JO GJEJ VEND 3DHE NDERTO...NUK BEHET KESHTU...E KE PARE KLODIAN SESI ESHTE BERE PERRETH TIRANES ....DHE DURRESIT....NUK SHKOHET ME ATE MODEL NE EUROPE....POR DO THUASH TI EDHE PER TE MARRE LEJE TE KERKOJNE LEKE...EDHE KJO ESHTE....KETE SHTET KEMI TE KORRUPTUAR....DHE HAJDUUT..POR NUK DUHER TI JAPESH SHTEG SHTETIT TE TE KAPE NE GABIM ....

    Përgjigju
  • Qeparoi: 11/07/2025 17:07

    Po ctu desh o i zi qe i beson politikanit? Meso ti dhe te mesojne dhe te tjeret.

    Përgjigju
  • Fred: 11/07/2025 16:55

    Po varet se çke bo e a ke leje ndertimi apo jo, edhe ne pronen tende. Ketej nga jetojme e punojme ne nuk mund te vesh nje tjegull ne çati, apo tulle ne murin tend pa leje....

    Përgjigju
    • Dakord: 11/07/2025 19:43

      Unë kam tokë me hipotekë në një fshat të humbur të tiranës. Kam aplikuar prej një viti për një shtëpizë 1 kat dhe nuk më përgjigjet fareeee bashkia. Ama nuk vura as kolibe pa leje. Më thanë ti padis në spak për presion dhënie ryshfeti dhe do e bëj.

    • Sefer Daja: 11/07/2025 18:14

      Pse gënjen o Fred? Çoje fjalinë e fundit në fund! Vërtet nuk mund të vesh një tjegull pa leje, por ama, të mjafton vetëm një njoftim i autoriteteve, dhe e zgjidh problemin! Ndërsa këtu duhet një " qerre" me dokumenta e një sorollatje pa fund me marr një leje me vu një tjegull, në çatinë që pikon! E ndërkohë që autoritetet "shqyrtojnë" kërkesën tënde, ty të ka marr lumi! Prandaj dhe shumë këtu detyrohen e bëjnë ndërtime pa leje, se nuk çajnë dot burrokracinë dhe korrupsionin e zyrtarëve! Lejet jan për të zgjedhurit e qeverisë !

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?