Blendi Klosi
Menjëherë pas Luan Baçit foli edhe deputeti socialist Blendi Klosi. Ai tha se djegia e karrigeve ishte vepër penale, teksa u kujtoi opozitarëve se Partia Socialiste i kishte mundur dhe do i mundtte përsëri.
“U tërhoqët nga mosbindja civile? Nga djegia e karrigeve që vini dhe ankoheni sot këtu? Djegia e karrigeve është vepër penale. A mendoni çfarë shembulli i jepni politikës shqiptare? Vini tundni një vendim gjykate që përsëri ju ka dënuar, se ju ka dënuar morali i këtij qyteti. Jemi Partia Socialiste e Shqipërisë që ju kemi mundur, e do ju mundim prapë. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet”, tha Klosi ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige
A.Q//ReportTv.al