Kreu politik i qarkut të Dibrës, Klendi Klosi, u shpreh se qëllimi i PS në zgjedhjet e 11 majit do marrin rezultat më të lartë nga ato të kaluarat dhe më shumë vota. Duke iu referuar kandidaturës së kryebashkiakut Agron Malaj që dha dorëheqjen për të kandiduar në qarkun e Dibrës, ai shtoi se “Agroni do marri më shumë vota për PS-në se çfarë ka marrë më para”.
Duke ironizuar kundërshtarët, Klosi bëri diversion me disa figura të afruara te PS nga e djathta, ndërsa u shpreh:
“Kënetës i është çarë diga...!”.
Gjatë fjalimeve u vu në dukje objektivi i PS, që ishte rezultati 4 me 1 në mandate deputetësh.
Klosi e vijoi fjalën e tij teksa ftoi kryesocialistin Edi Rama për të folur në podium, duke shpallur edhe objektivin për 11 majin në qarkun Dibër.
"Kryeministri Rama më thotë mua gjithmonë se jam optimist. Ju ftoj të çoheni në këmbë e të themi të gjithë së bashku objektivin dhe rezultatin për 11 majin: 4 me 1 s'ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi...!", tha ai.
Lajmi kryesor:
'4 me 1', Rama nga Dibra: Nëse komandën s'e merrnin gratë, PS s'fitonte kurrë këtu! Altin Dumani, që e keni të zonës, u bë i fortë se shpatën e ndëshkimit ia dhamë ne
A.Q/ReportTv.al
