Politikë

'4 me 1', Rama nga Dibra: Nëse komandën s'e merrnin gratë, PS s'fitonte kurrë këtu! Altin Dumani, që e keni të zonës, u bë i fortë se shpatën e ndëshkimit ia dhamë ne

17 Prill, 16:45| Përditesimi: 17 Prill, 18:36

  • Share

"4 me 1 s'ka bo vaki nga Burreli në Peshkopi". Ky është objektivi i Partisë Socialiste për Qarkun Dibër në zgjedhjet e 11 majit, që u bërtit fort këtë të enjte nga kryesocialisti Edi Rama, në një takim masiv me gra dhe vajza të qarkut.

Ndërsa takimi nisi me një atmosferë të hareshme, me këngë dhe valle, Rama kujtoi takimin e parë më strukturat e Partisë Socialiste në Dibër dhe bindjen që i lindi në ato momente se e vetmja mënyrë për të fuqizuar partinë në atë qark, është duke punuar për aktivizimin e grave në politikë.

"Sapo hyra, më është kujtuar takimi i parë në PS e Dibrës. Takimi i parë në Peshkopi, gjithë burra, mbyllur si në strofull. Njëri hidh, tjetri prit. Nuk merrja vesh çfarë thonin, as me kë e kishin, as ku donin me dalë. Po kuptoja që më budallai aty isha unë",-tha Rama.

"Nëse nuk i nxjerr gratë nga shtëpitë që t’u japësh komandën, dhe nëse këtu nuk e marrin gratë dibrane komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vjet përpara, është pamja e fitores tonë. Dhe unë, deri pa e parë këtë pamje, nuk e besoja këtë",- tha Rama duke iu referuar një çarçafi në sallë me mbishkrimin "4 me 1 s'ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi".

"Tani unë këtë besoj që edhe mund të realizohet. Por ajo që është e rëndësishme: 4 apo 3, me datë 11 maj, falë jush, asajve dhe grave të Dibrës në radhë të parë, Dibra do të votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do të gdhihet rozë. Sepse Dibra është grua, Shqipëria është grua, edhe Europa është grua. Dhe mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar si Kryetar i PS-së, se sa fakti që kjo forcë mbështetjen më të madhe e ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë",-tha më tej ai.

Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK, Altin Dumani, "meqë është i zonës".

Rama deklaroi se arsyeja përse integriteti i kahershëm profesional i Altin Dumanit është bërë sot shpresëdhënës për një shtet të së drejtës, ka qenë vullneti i Partisë Socialiste për të ndërtuar dhe mbështetur një sistem drejtësie të pavarur nga pushteti politik.

"Ju këtu në Dibër keni dhe drejtuesin e SPAK, e keni këtu, dhe dua ta sjell në vëmendje për këtë arsye: Altin Dumani, meqë është i zonës po e përmend, ka qenë prokuror shumë vite, dhe po ky ka qenë nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier veçse me punën e vet. Kishit dëgjuar ndonjëherë që Altin Dumani të merrte në pyetje ndonjë person të njohur? Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Ai u bë i fortë sepse ne nuk e kemi bërë asnjëherë për vete. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë, dhe është për të vënë duart në kokë kur çohen dhe thonë: “Si mund të votoni PS, kur gjysma janë burg, gjysma tjetër janë për burg?” Sepse sot, nëse ju shihni që mund të ketë barazi para ligjit në Shqipëri, këtë e bëri PS",-tha Rama.

Kryesocialisti solli statistikisht vlerësimin e Partisë Socialiste për gratë dhe vajzat, duke rritur ndjeshëm prezencën e tyre në organe kyçe të shtetit. Gjithashtu, ai theksoi edhe transformimin e Dibrës falë qeverisjes së PS.

"Kur ne erdhëm në detyrë, vajzat në uniformën e Policisë së Shtetit ishin më pak se 5%, ishin të lëna nëpër cepa. Sot, ne faktikisht e kemi trefishuar numrin e grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit, kanë dalë dhe në patrullën e përgjithshme. Po kështu, në forcat e armatosura ishin më pak se 10%, sot janë dyfishi dhe 22% e tyre janë me gradë oficeri",-tha Rama.

Dua t’ju them: shikojeni sot Dibrën. Dibra sot ka një frymë, një ajër tjetër, e ndjen sapo hyn, sepse Dibra sot është çliruar. I ka ikur laku nga fyti që e mbyste dhe e mbante si të zgjedhur nga trupi i vendit. Dibra sot, faktikisht, është bërë jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Sot, për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe për të ardhur nga Tirana në Dibrë, është pak a shumë e njëjta kohë. Nga ana tjetër, unë e di shumë mirë, dhe këtë e di shumë mirë dhe këtë e kam me vajzat dhe gratë e Peshkopisë: detyra ime mbaron kur të hapet rruga Maqellarë–Peshkopi",-tha Rama.

Ora 17:43
‘I love you...!’ Rama batuta me socialistet: Bindni gratë demokrate që të bindin burrat e tyre për numrin 5

Kryesocialisti Edi Rama e mbylli fjalën e tij në Dibër ditën e sotme me një slogan elektoral të krijuar nga gratë dhe vajzat socialiste gjatë fushatës elektorale në qark për zgjedhjet e 11 majit.

Teksa iu drejtua në fund me një shprehje dashurie në anglisht: ‘I love you”, kreu i mazhorancës kërkoi që gratë socialiste të bindnin edhe ato demokrate për tëvotuar numrin 5 më 11 maj.

Teksa shpalli objektivin final deri në 75 mandate, ai tha se ky mandat shtesë (74 deklaroi sot paradite si objektiv), do realizohej fal punës së grave dhe vajzave socialiste, nëpërmjet sloganit të krijuar: “4 me 1 s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi”.

“Ta bëjmë si muhabet grash dhe jo burrash. Bindni gratë demokrate që të bindin burrat e tyre demokratë. Më 11 maj votoni numrin 5, 5, 5, vetëm 5. Dhe tani ta mbyllim meqë jemi edhe live, na dëgjojnë edhe ata nga Tirana. 4 me 1 s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi...(e përsërit)! I love you...!”, tha kryesocialisti.

Ora 17:43
'Ka qenë prokuror edhe më parë' Rama në Dibër: Altin Dumani, që e keni të zonës, u bë i fortë sepse i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit

 

Gjatë takimit me vajza dhe gra të Qarkut Dibër këtë enjte, kryesocialisti Edi Rama, nuk la pa përmendur edhe kreun e SPAK, Altin Dumani "meqë është i zonës".

Teksa nënvizoi integritetin e këtij të fundit në detyrën e tij, ai deklaroi se arsyeja përse Dumani sot duket "i fortë" në luftën me krimin, është vullneti i Partisë Socialiste për të ndërtuar dhe mbështetur një sistem drejtësie të pavarur dhe të paanshëm.

"Ju këtu në Dibër keni dhe drejtuesin e SPAK, e keni këtu, dhe dua ta sjell në vëmendje për këtë arsye: Altin Dumani, meqë është i zonës po e përmend, ka qenë prokuror shumë vite, dhe po ky ka qenë nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier veçse me punën e vet. Kishit dëgjuar ndonjëherë që Altin Dumani të merrte në pyetje ndonjë person të njohur? Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Ai u bë i fortë sepse ne nuk e kemi bërë asnjëherë për vete. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë, dhe është për të vënë duart në kokë kur çohen dhe thonë: “Si mund të votoni PS, kur gjysma janë burg, gjysma tjetër janë për burg?” Sepse sot, nëse ju shihni që mund të ketë barazi para ligjit në Shqipëri, këtë e bëri PS",-tha Rama.

"Kur unë thosha atëherë që duam të kemi një drejtësi që të mos shohë majtas dhe djathtas, e kisha dhe për ne. Dhe fuqia jonë morale, karakteriale, politike, qytetare është për të tejkaluar veten dhe për të qenë të aftë moralisht për të pranuar dhe goditjet e drejtësisë kur ato vijnë edhe brenda shtëpisë sonë",-tha Rama.

Ora 17:34
Rama: Zgjedhjet e 11 majit si të vitit 1992, moment historik! PS e çoi Shqipërinë te dera e Brukselit, t’i japim mesazh me votë masive! E gjetëm humnerë, marrim dhe 75 mandate!

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për një votë masive përtej bindjeve politike, për t’i dhënë mesazh Brukselit se sa shqiptartë e duan anëtarësimin në BE.

Edi Rama u shppreh se PS e mori Shqipërinë nga humnera ku kishte rënë dhe tani e ka çuar te dera e BE-së, shumë pranë anëtarësimit dhe vota masive e 11 majit e realizon këtë objektiv.

Ai krahasoi edhe zgjedhjet e vitit 1992 po aq të rëndësishme historikisht sa duhet të jenë edhe këto të 11 majit, përtej politikës, por për një histori.

Fjala e Edi Ramës:

“Ne kemi pasur vetëm një takim me zgjedhjet, më 91-92, ku shimica e shqiptarëve votuan PD. Por jo se ishin me PD apo kishin ankesa e kritika. Aq e vërtetë është kjo sa masivisht e votuan më 22 mars, po aq masivisht në zgjedhjet lokale e votuan kundër. Por 22 marsi ishte dita e mbylljes së kapitullit të historisë së kaluar dhe hapjen e një sistemi të ri duke e zgjedhur me votë, ndaj ishte e rëndësishme dhe ndaj votuan PD-në.

Ndaj edhe 11 maji është e rëndësishme, e them, vërtetë 4 me 1 në Dibër dhe 74 do i marrim. Po sikur një më shumë të marrim në Dibër, ja u bëmë 75. Çështja nuk është numri por rëndësia, shumica që na duhet më 11 maj që të na bëjë bashkë për të shkuar në Europë, si një rast historik për të ecur përpara dhe arritur negociatat, na kanë vënë afat 2027 për to dhe pa pasur nëpër këmbë pengesa tëkota.

Çështja është që më 12 maj Brukseli të shohi se një popull u bashkua përtej ndasive dhe votoi për Shqipërinë me shumicë në BE. Kjo na duhet ne, bashkimi për integrimi.

Shumë mund të çuditen se ky Rama që ka tre mandate na kërkon edhe një votë tjetër se do na fusin në BE.

Këta që flasin kështu harrojnë nga u nisëm ne. U nisëm nga humnera, jo nga gropa. Shqipërisë nuk ia fërshëllente njeri në BE. Por edhe nga e nisëm me BE-në. Mirë nuk i bëmë në tre mandate ne, po Mali i Zi? Që i nisi para nesh negociatat, ku ishte, yhyyy, e ja sot është në një linjë me ne. Po Serbia, i hapi në 2014 dhe tani ka mbetur pas nesh edhe pse i hapi para nesh.

Po Maqedonia që i ka hapur që në 2005 kur ka nga ju që nuk kishin lindur akoma dhe ende nuk i ka arritur është pas nesh. Ne vetëm një vit dhe jemi aty, jemi shumë afër BE-së.

E kemi bërë Shqipërinë një vend që e kemi bërë zbulim për turizmin dhe sa do kemi këtë verë, po prisni. Kemi bërë edhe reformën në drejtësi”.

Ora 17:19
Rama batuta nga Dibra: Gjysma e burrave janë çyrykë, fitoren e 10-të e arrijmë me gra dhe vajza! Një muaj të ikin gratë nga vendi, burrat bëhen me bisht!

 

Kryesocialisti Edi Rama vuri theksin te fjala e tij e mbajtur sot nga Dibra, tek forca e grave dhe vajzave në fitoret e PS-së në zgjedhje dhe përqindjet e rritura të numrit të tyre në anëtarësi, në drejtim, bashki dhe Parlament.

Si shembull mori dy kryebashkiaket e Bulqizës dhe Klosit, teksa bëri edhe batuta me gratë dhe vajzat e pranishme, duke e shoqëruar edhe me shifra të gati pesëfishuara me gra në PS.

Ai u shpreh se edhe fitoren e 10-të ndaj kundërshtarit nuk do ia japin burrat, të cilët tha se janë “gjysma normalë dhe gjysma çyrykë”, por pa gratë në shtëpi janë edhe “me bisht”.

Fjala e Ramës para grave socialiste:

“Në të gjithë Shqipërinë, PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ka disa qarqe me 65%, Dibra llogaritet me 40% mbështetje nga gratë dhe vajzat. Nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, nuk na duhen më shumë, se kjo jetë na ka mësuar këtu se gjysma e burrave janë normalë, gjysma tjetër janë çyrykë. Kjo do na bëjë që më 11 maj jo në Dibër vetëm, por në të gjithë Shqipërinë të kemi fitoren më të madhe tonën, kjo është e 10-ta dhe fal kësaj e të gjtiha grave si ju këtu, të realizohet dhe të bëhet më e madhja nga të gjitha.

Më pyesin pse e filloi PS fushatën me gra e vajza fushatën. Përgjigja ime është se me kë ta fillonte? Me kë? Sikur ju të iknit një muaj nga Shqipëria e t’i lini burrat këtu vetëm një muaj. Jo më shumë. Kur të ktheheni do gjeni burat me bisht. Po sikur të ikin burrat një muaj?

Do jetë Peshkopia më e bukur, më e pastër dhe më e qetë!

Jam krenar se kemi arritur kaq shumë në këto vite. Kur e nisëm ishin 15% gra e vajza, sot janë 40% dhe ta bëjmë të mos ndalet e të ketë sikur 1 më shumë nga gratë e vajzat, sesa nga burrat. E nuk duhet të ndalemi pa e bërë numrin magjik 50 mijë e 1 vajza e gra socialiste.

Kam dy shembuj këtu përpara, kryetaren e bashkisë Bulqizë dhe Klos. S’e keni idenë se çfarë halli ishte me gjet kandidat në Klos në Bulqizë, ku kishte një grusht burrash që thoshin o ne, o ikëm me armikun. Këtë i thoshin edhe armikut. Laj thaj 7 ishin. Një tjetër në atë kohë më thotë, si i bëhet kësaj pune, të njëjtët burra, këta 7 burra të tërë, që i binin të fortëve. Po sikur t’i biem nga krahu tjetër i them?

Është tha Festa (Festime Mjeshtri, Bulqizë) po sikur s’na e duan disa sepse jo është ndarë nga burri e jo tjetër. Është ndarë nga burri i them? Po ajo duhet, atë bjere se ajo fiton! Dhe ja ku është sot, kryetare bashkie, fitoi me gra e vajza. Ndaj duhet ajo historia e Dine Hoxhës që tregova.

Ja ku është edhe Valbona (Valbona Kola, Klos). Por e rëndësishme është se jo thjesht janë zgjedhur dy gra, por Bulqiza dhe Klosi në krahasim me kto dy gra, nuk njihet sot me atë që ishte dikur kur e nisëm.

Kemi rritur përqindjen e anëtarëve këshilltare të bashkive me 50% të grave dhe vajzave në zgjedhjet e vitit 2023”.

Ora 16:56
Klosi shpall objektivin për Dibrën dhe ironizon PD me sloganin e ri: Kënetës i është çarë diga! Do dalim 4 me 1, s'ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi!

 

Kreu politik i qarkut të Dibrës, Klendi Klosi, u shpreh se qëllimi i PS në zgjedhjet e 11 majit do marrin rezultat më të lartë nga ato të kaluarat dhe më shumë vota. Duke iu referuar kandidaturës së kryebashkiakut Agron Malaj që dha dorëheqjen për të kandiduar në qarkun e Dibrës, ai shtoi se “Agroni do marri më shumë vota për PS-në se çfarë ka marrë më para”.

Duke ironizuar kundërshtarët, Klosi bëri diversion me disa figura të afruara te PS nga e djathta, ndërsa u shpreh:

“Kënetës i është çarë diga...!”.

Gjatë fjalimeve u vu në dukje objektivi i PS, që ishte rezultati 4 me 1 në mandate deputetësh.

Klosi e vijoi fjalën e tij teksa ftoi kryesocialistin Edi Rama për të folur në podium, duke shpallur edhe objektivin për 11 majin në qarkun Dibër.

"Kryeministri Rama më thotë mua gjithmonë se jam optimist. Ju ftoj të çoheni në këmbë e të themi të gjithë së bashku objektivin dhe rezultatin për 11 majin: 4 me 1 s'ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi...!", tha ai.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?