Klodian Llaho dhe Balla

KLP i jep mandat drejtuesi  tre vjeçar Prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho

31 Janar 2023, 12:50| Përditesimi: 31 Janar 2023, 12:51

  • Share

Kryetari i KLP, Alfred Balla së bashku edhe me zv/ kryetarin e KLP, Tartar Bazaj. prezantuan sot drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës për një mandat tre vjeçar, drejtuesin aktial Kledian Llaho. Prezantimi i drejtuesit të Prokurorisë, Kledian Llaho vjen pas vendimit të marrë nga KLP në mbledhjen e datës 30 janar 2023.

Kryetari Balla i uroi suksese drejtuesit Llaho ndërsa u shpreh se, për vetë rëndësinë që ka Prokuroria e Sarandës

KLP vendosi që ta përfshijë në hartën e re te sistemit të drejtësisë. Ndërsa kërkoi nga ana e prokurorëve të Sarandës impenjim maksimal të fokusuar në çështje të drejtpërdrejt tek qytetarët e rajonit.

Zv/kryetari Tartar Bazaj pas urimit u shpreh që prokuroria e Sarandës ka nevojë për një godinë të re se mjediset aktuale nuk janë të mjaftueshme për punën e prokurorëve por edhe të oficerëve të policisë gjyqësore.

Vetë drejtuesi i Prokurorisë, Kledian Llaho duke falënderuar KLP për vlerësimin dhe besimin për emërimin e tij në krye të Prokurorisë së Sarandës, kërkoi nga KLP dhe Prokuroria e Pergjithshme  plotësimin e vendeve vakante në Prokurorinë e Sarandës, ku nga 6 prokurorë në organikë, aktualisht janë vetëm 4. 

Drejtuesi i  Prokurorisë Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë prej vitit  1999, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës, me pas në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2014, Kledian Llaho u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 ka ushtruar  funksionin e drejtuesit të komanduar në  Prokurorinë e Sarandës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • klp: 01/02/2023 08:46

    zot ca surrat pepinoje ky pinxho i klp-se

    Përgjigju
    • Eldi: 22/02/2023 09:35

      Si Diego dela torres. Pepino lëpires

  • Djdj: 31/01/2023 12:55

    Sikur ta dinit ca niveli jane keta dy.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?