Caktohen drejtuesit e prokurorive në rrethe! Elbasani ndan KLP-në dy grupe, vota e Ibrahimit vulos zgjedhjen e Kreshnik Ajazit (VIDEO)

26 Dhjetor 2019, 12:43| Përditesimi: 26 Dhjetor 2019, 15:06

  • Share

TIRANE- Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë vit janë caktuar drejtuesit e përkohshëm të Prokurorive në rrethe.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në krye të Prokurorisë së Elbasanit është caktuar me një mandat të përkohshëm Kreshnik Ajazi. Anëtarët e KLP janë ndarë në votim për zgjedhjen e Ajazit, 5 pro dhe 5 kundër ndërsa ka qenë vota e kreut të KLP Gent Ibrahimit, vota e të cilit ka vlerë të dyfishtë, në raport me anëtarët, e cila i ka vënë vulën zgjedhjes së tij.

Ndërsa me 4 vota pro Rita Gjati është caktuar me një mandat 3-mujor në krye të Prokurorisë së Kukësit. Violeta Shkurta është caktuar në kryer të Prokurorisë së Fierit, Arben Dyla do të marrë drejtimin e organit të akuzës në Lushnje, ndërsa prokuror në Prokurorinë Pukës është caktuar Françesk Ganaj.

Alma Bramo e cila ka qenë prokurore në Pukë është transferuar përkohësisht në Durrës .Në mbledhjen e fundit për 2019 KLP ka miratuar edhe dorëheqjen e prokurores së Shkodrës Marjana Shtjefni e cila ka zgjedhur të largohet nga sistemi i drejtësisë.

Para nisjes së seancës me dyer të mbyllura anëtarja e KLP Nurihan Seiti kërkoi që komisioni i karrierës të japë të dhëna shtesë për magjistratët që propozohen për të marrë një post drejtues.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?