Arben Kraja

SPAK kompletohet me 10 prokurorë! Arben Kraja përzgjedh hetuesit e dosjes 'Tahiri' dhe '339'

26 Dhjetor 2019, 14:24| Përditesimi: 26 Dhjetor 2019, 14:56

  • Share

TIRANE- Dy prokurorët që hetuan ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri do të jenë pjesë e SPAK (Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion). Vladimir Mara dhe Dritan Prenci janë përzgjedhur nga drejtuesi Arben Kraja për tu emëruar përkohësisht në SPAK.

Prenci dhe Mara janë prokuror që kanë kaluar vettingun më herët dhe deri para krijimit të SPAK ata ishin hetues të Krimeve të Rënda.

Si Mara dhe Prenci kishin shfaqur interes për të qenë në listën e SPAK ndër 15 prokurorët e përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për në SPAK, por nuk arritën të zgjidheshin.

Tashmë me këtë procedurë dy hetuesit arrijnë të bëhen pjesë e SPAK por me një mandat të përkohshëm dhe jo 9-vjeçar.

Dritan Prenci e Vladimir Mara i shtohen tetë prokurorëve të tjerë të cilët prej një jave kanë nisur nga puna.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 26/12/2019 20:56

    SPAKU= u mbars mali e polli nje mi..... ....

    Përgjigju
  • Daku: 26/12/2019 19:10

    Jo po kalojani edhe atij gjyqtarit qe e la me sherbim prove qe ta kompletoni! Kane ngel ne klase se nuk plotesonin piket minimale por po ju marrim se jeni e keqe e nevojshme! Filloi cirku edhe te Spaku...

    Përgjigju
  • Latif: 26/12/2019 17:01

    Pa fjale

    Përgjigju
  • Ladi: 26/12/2019 16:11

    E paske nis mbare...hahahahahaha

    Përgjigju
  • Ops: 26/12/2019 16:00

    E ndrriten ato me ato 2 dosje dhe tani do ndrrisin dhe spak, ketu po ikin njerzit me vrap se ka ikur shpresa ne cdo drrejtim ,

    Përgjigju
  • Santa: 26/12/2019 15:46

    Ho ho ho. Sa bukur e zbatojne ligjin. Po kur ishte keshtu, mjafton te "komandoni" dhe u zgjidh puna. Hajde shtet leshi hakde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?