Koalicioni ‘Aleanca për Ndryshim’, Kume: Në KQZ sipas ligjit si subjekt regjistrohet vetëm emri i PD! Basha e Kryemadhi ‘bashkohen’ në Dibër e Kukës me këtë taktikë

24 Shkurt 2021, 21:54| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 22:31

  • Share

Ish kreu i KQZ Kristaq Kume në një lidhje “live” në emisionin Repolitix në Report Tv sa i përket formimit të koalicionit “Aleanca për ndryshim” mes Bashës dhe 13 aleatëve të tij, ka thënë se në KQZ sipas ligjit mund të regjistrohet vetëm emri i PD, e cila do jetë forca drejtuese, siç thuhet dhe në marrëveshje.

Ky koalicion me anë të kësaj marrveshje mes 14 partive sipas Kumes është bërë për të mos “çuar dëm” asnjë votë.

“PD dhe paritë e tjera partnere me të në koalicion sipas marrëveshjes e kanë bërë këtë që të arrijnë të marrin maskimumin e votave dhe të mos lënë asnjë tu shkojë dëm dhe që të arrijnë objektivin që është të largojnë mazhorancën nga pushtti. Ajo që ka ndodhur sot ishte e pritshme, sndryshon nga sjelja e deklaruar më parë.

Është një përshtatje në taktikën elektorale me rregullat e fiksuara në kod zgjedhor. Në kushtetutë parashikohet vetëm partitë politike si subjekte kanë të drejtë të paraqesin kandidatë dhe grupime qytetarësh. Nga ana tjetër në kod zgjedhor përdoret termi koalicion, është një truk i  gjetur si i tillë por në përmbajtje nuk sjell asgjë nga ajo që parashikon kushtetuta. Subjekt elektoral është vetëm PD. Nuk mund të regjistrohet në fletën e votimin aleanca për ndryshim, por subjekti elektoral shkruhet, dhe në garë është PD”, tha ai.

Para KQZ Basha me partitë e tjera me të cilat ka bërë koalicion, s'mund të paraqiten përveçse me emrin e PD. Por Kume shtoi se ndonëse në fletë sipas ligjit shkruhet vetëm emri i PD, ai mendon se rregullatori s’do të jetë aq i prerë dhe do ta pranojë të shkruhet PD-AN (Aleanca për ndryshim).

“A mund të regjistrohet Aleanca për ndryshim-PD? Ky është problem. Në kod zgjedhor është vënë fjala koalicion dhe kodi e ka përcaktuar mirë çdo të thotë fjala koalicion. Para KQZ ata smund të paraqiten përveçse me partinë me të cilën bien në koalicion. Të gjitha të drejtat dhe detyrimit që përcakton ky ligji janë për subjektin zgjedhor përkatës të partisë udhëheqëse. Njihet vetëm PD si subjekt, në fletë gjithçka që shkruhet në të është e drejtë e PD.  

Nëse do zbatohej ligji duhet të shkruhet vetëm PD. Natyrisht ne e dimë sesi zhvillohen gjërat dhe rregullatori sdo jetë kaq i prerë dhe i ftohtë por do duhet të pranojë minimumin e gjësë PD-AN. Por logoja e PD do jetë. Ky akronim është i PD, sepse ajo ka logon. Ne jemi përpara një procesi gare elektorale ku palët janë 2”, shtoi ai.

Lidhur me faktin se LSI do të garojë e vetme në zgjedhje, por do të futet nën logon e PD vetëm në Kukës dhe në Dibër, ai shtoi se një gjë e tillë mund të behët duke përdorur një lloj taktike me njësinë zgjedhore përkatëse.

“Për ta realizuar këtë gjë duhet veprohet me këtë lloj taktike me me njësinë zgjedhore përkatëse. Njëra nga partitë o Pd o LSi sdo regjistrojë kandodatët, sdo ketë garues në listë. Por në listën e partisë tjetër do ketë njerëzit e saj. Do na kthejë te dushku i  vjetër”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Firmosi koalicionin me Bashën, Roshi: Bashkëpunimi ynë s'është ndërprerë që nga 2005! Topollaj: Nëse Bashës i duhen mandatet e BD-së që të bëhet kryeministër, ia japim me 1 kusht


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?