Firmosi koalicionin me Bashën, Roshi: Bashkëpunimi ynë s'është ndërprerë që nga 2005! Topollaj: Nëse Bashës i duhen mandatet e BD-së që të bëhet kryeministër, ia japim me 1 kusht

24 Shkurt 2021, 21:38| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 00:43

  • Share

Në emisioni "Repoltix" në Report Tv po diskutohet koalicionit që kreu i PD-së, Lulzim Basha me 13 aleatët po përpiqen të krijojnë nën emrin "Aleanca për ndryshim" dhe logon e PD. Sot është edhe afati i fundit të regjistrimit të koalicionin të PD me aleatët në KQZ.

Analisti Plator Nesturi, e cilësoi koalicionin "Aleanca për Ndryshim" si një listë të PD që del me logon e saj dhe jo një koalicion të opozitës së bashkuar. Për të ka rënie të principit moral të opozitës së bashkuar, dhe kjo u pa me futjen në koalicion të Bamir Topin  kritikuesin e PD dhe Artur Roshit, në një kohë që sipas analistit të opozitës së bashkua iu kërkua të hiqej dorë nga mandatet. Ky kolaicon tha analisti ka shkelur të gjitha parimet morale të opozitës së bashkuar në këto dy vite.

"Ky koalicion më duket sitave dheu në qebaptore ku njëri do haj mishin dhe tjetri vetëm lyerjen që ka ngelur. Që nga sigla në një farë mënyrë në momentin që nuk ndryshon dhe të ketë sigël, pasi kjo paraqitet si listë e PD dhe jo më opozitë e bashkuar pasi ajo ka rënë dhe pazaret bëhen me Bashën për një vend se ku do të renditen. Më së shumti kjo është listë e PD dhe jo koalicion. Duke i shtuar edhe element të tjerë, pasi nuk marrin pjesë vetëm ato të opozitës  së bashkuar, kemi futjen e Topin që ka qenë kritikues i saj, kemi rënin e premtimit dhe principet morale të opozitës së bashkuar. Në momentin që të gjthë hoqën dorë nga mandatet e tyre dhe kemi Roshin në Kuvend që futet, ka rënë principi i parimit moral pse nuk janë dhe personazhet e tjetër që morën Partia e Dhimitër Muslisë që është partia e Mark Frrokut, i akuzuar dhe larguar nga dekriminalizimi", tha Nesturi

Edhe Fabian Topollaj i Bindjes Demokratike ishte gjithashtu në një mendje me analistin Nesturi ku tha se ky koalicion i PD ka probleme morale pasi partia Bashkimi Liberal Demokrat e Arian Starovës dhe FRD-ja kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 2019.

"Problemet morale të koalicionit të PD janë partia e Arjan Starovës ka marrë pjesë në zgjedhjet e 2019 , edhe FRD ka marrë pjesë në zgjedhjet e 2019 qe nuk njihen nga PD, Partia e  Artur Roshit  shkoi ne Kuvend, Partia e Dhimitër Muslisë është partia e Mark Frrokut ", tha Topollaj.  

Kujtojmë se nën siglën, ‘Partia demokratike - Aleanca për ndryshim’, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka kristalizuar marrëveshjen me 13 aleatët e tij për të shkuar së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit. Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PBDM e Mustafa Licit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias (ish partia e Mark Frrokut). Surprizë ka qenë përfshirja e FRD të Bamir Topit që pas "divorcit" nga Sali Berisha rikthehet në familjen e vjetër politike. 

Ora 23:26
Adriatik Alimadhi i zhgënjyer nga Basha: Më shtoi bindjen se PD s’e ka dashur asnjëherë Ballin Kombëtar

Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shprehur se ndihet i zhgënjyer nga kreu i PD Lulzim Basha që se ftoi të bëhej pjesë e koalicionit opozitar “Aleanca për Ndryshim”.

“Cinizëm për vetë faktin se Basha ka bërë diferencim duke marrë ballin demokrat, duke futur frymën e përçarjes midis ballit kombëtar. Kam dashur gjithë kohën që kam dretuar ballin kam qenë i matur politikisht po isha i bindur se do vinte nga PD. Ajo bëri ndarjen mes ballit kombëtar dhe ballit demokrat që ka krijuar vetë. E ka mbështetur dhe stimuluar në çdolloj zgjedhje. Ky fakt më shtoi bindjen se Pd se ka dashur asnjëherë ballin kombëtar, pronarët...

Nuk kam tentuar asnjëherë për marrëveshje me bashën, pse duhet të tentoj. Ju e dini që me marrjen e mandatit, që kur pranova mandatin ka pasur dhe elementë që janë futur nga PD. Mora mandatin dhe PD i ka ndezur motorët e saj për të ardhur në qeverisje. Ka qenë një qëndrim për të ardhur keq që e tregoi në këto zgjedhje. Bëri mirë se po të shohësh brenda aleancës që ka krijuar Pd janë të njëjtët. PD ska dashur kauzën e identitetit kombëtar në këtë rast. Asnjë parti se ka kauzën e bashkimit kombëtar. I vetëm do kandidoj. Ka qenë kryesia e ballit kombëtar që më ka orientuar për të qenë të kujdesshëm në lëvizje dhe për të pritur një bashkëpunim me PD. Por PD ka vendosur, ka urrejtje për këto njerëz të vrarë dhe të pushkatuar. PD i ka përzënë personalitet e Ballit Kombëtar”, tha ai.

Ora 23:16
Fabian Topollaj në Report Tv: Nëse Basha del forcë e parë dhe ka mundësi të fitojë me ne, BD ia jep mandatet me 1 kusht

 

Fabian Topollaj, anëtar i Bindjes Demoratike të Astrit Patozit, ka deklaruar në Report Tv se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë pushtetin me mandatet e BD-së, ato janë gati që t’i japin mbështetje por me 1 kusht.

“Vota jonë do jetë poatjetër nëse Basha merr mbështetje masive për të qenë kryeministër. Nëse jemi përcaktuese ne shkojmë me Bashën nëse plotëson kushtet tona siç është fillimi i ndryshimit të soistemit politik. Zoti Patozi se ka pasur kurrë këtë kusht që Basha do ikë. Do bëjmë marrëveshje me Pd nëse plotëson kushtet tona. Nëse Basha del forcë e parë dhe ka mundësi të fitojë qeverinë me ne ne ia japim mandatet, por me kushtin e fillimit të demokratizimit”, tha ai.

Ora 22:56
Roshi në 'Repoltix': Bashkëpunimi im me Bashën nuk është ndërprerë kurrë, edhe pse kur nuk dogja mandatin pati një tensionim

Artur Roshi, emri të cilit ishte surprizë në koalicionin e firmosur me PD, pasi Partia e Ballit Kombëtar nuk pranoi të digjte mandate pas vendimit të opozitës së bashkuar. Por përtej kësaj duket se Basha e ka ftuar në koalicion dhe Roshi e quajti si bashkëpunim pasi i bashkojnë idetë dhe filozofitë e politikës.

Roshi nuk pranoi që mes Bashës dhe tij të kishte krisje, por u sigurua të theksonte se ai me qëndrimet e tij në Kuvend gjithmonë ka qenë pjesë e opozitës së bashkuar dhe për këtë ka ndodhur dhe bashkëpunimit.

"Qëndrimet  e mia kanë qenë në koherencë me Bashën, aludimet e bëra nuk janë punë të miat. Vjen natyrshëm  kam një bashkëpunim me basë që nga 2005 dhe nuk është shkëputur që në këtë periudhë. Në ditën e marrjes së mandati mund të kishte pak tension mes nesh, por qëndrimet e mia në politikë  të mbajtur në kuvend ka treguar edhe që unë kam qenë gjithmonë pjesë e opozitës së bashkuar. Idetë dhe filozofia nuk na ndajnë më të djathtën por na bashkojnë për të bashkëpunuar", tha Roshi.

Ora 22:36
Zgjedhjet e 25 prillit/Topollaj: Bindja Demokratike do bashkëpunojë me Topallin, do mbështesim njëri-tjetrin në disa qarqe

Bindja Demokratike e Astrit Patozit dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit do të bashkëpunojnë në disa qarqe për zgjedhjet e 25 prillit, Fabian Topollaj tha në "Repolitix" se formalisht ata do të dalin me lista të veta, por në disa qarqe ku njëra nga palët nuk pretendon të marrë mandat do të mbështes palën tjetër.

"E terë mundësia për sukses e opozitës është te partitë e reja. BD nuk kërkon vetëm rotacion por dhe ndryshim. Ne do jemi me partinë e Jozefina Topallit, pasi në zonat njëra nga parti nuk ka synime për mandat do të çojmë listat formalisht pasi na e kërkon kodi, por faktikisht do mbështesim palën tjetër. Qarqet do jenë kur të dali lista, atje ku njëra listë do jetë dominante dhe pala tjetër se ka këtë mundësi formalisht do kemi një listë se do bashkëpunimin mes nesh. Jo vetëm më Topallin por dhe më parti të tjera si ajo e Murrizit, Nisma apo Vetëvendoje", tha Topollaj.

Ora 22:10
Brahimllari për 'Repoltix': LSI do dalë me listën e saj në të 12 qarqet! Bashkëpunim me PD në Kukës dhe Dibër? Do rrëzojmë Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari gjatë një lidhje skype për emisionin "Repolitix" tha se LSI do të kandidojë me listën e  saj në të 12 qarqet e vendit. I pyetur për dy qarqet , Kukësin dhe Dibrën, ku mendohet se PD dhe LSI do të kenë kandidatë të përbashkët, Brahimllari tha se LSI do të dalë më listën e saj, por shtoi se do të ketë bashkëpunim për të rrëzuar keqqeverisjen e bërë nga Rama.

" LSI do të garojë me listat e saj,por dhe në bashkëpunim me frontin  e bashkuar opozitar në disa vende. LSI ka identitetin e saj politik, gjithçka po ndodh në këto momente ka të bëjë më maksimilizimin e votës së opozitës. Kandidimi në këtë situatë ka të bëjë tërësisht me strategjinë elektorale të 25 prillit. Sa i përket kandidimit ne do dalim me listë më vete dhe javën tjetër do të dalim më një listë përfundimtare.  Jua them se bashkëpunimi mes PD dhe LSI dhe të gjithë aleatëve është një bashkëpunim serioz kundër kësaj keqqeverisje  dhe LSI garon me listat e saj në të 12 qarqet", tha Brahimllari.

De juro duket se LSI do të ketë listat e saj në çdo qark, ndërsa de facto bashkëpunimi me PD në Kukës dhe Dibër do të shihet përmes taktikave të tjera. Një parti që garon e vetme nuk i lejohet të vendosë kandidatë në koalicione por nga ana tjetër ka detyrimin të ketë kandidatë në çdo zonë zgjedhore. Për të respektuar kodin zgjedhor LSI do të ketë lista të saj në Dibër dhe Kukës me emra pa potencial për t'u zgjedhur ndërsa  kandidatët që kanë mbështetje elektorale do të jenë në listën e koalicionit të PD për të marrë mandate.

Ora 21:54
Koalicioni ‘Aleanca për Ndryshim’, Kume: Në KQZ sipas ligjit si subjekt regjistrohet vetëm emri i PD! Basha e Kryemadhi ‘bashkohen’ në Dibër e Kukës me këtë taktikë

Ish kreu i KQZ Kristaq Kume në një lidhje “live” në emisionin Repolitix në Report Tv sa i përket formimit të koalicionit “Aleanca për ndryshim” mes Bashës dhe 13 aleatëve të tij, ka thënë se në KQZ sipas ligjit mund të regjistrohet vetëm emri i PD, e cila do jetë forca drejtuese, siç thuhet dhe në marrëveshje.

Ky koalicion me anë të kësaj marrveshje mes 14 partive sipas Kumes është bërë për të mos “çuar dëm” asnjë votë.

“PD dhe paritë e tjera partnere me të në koalicion sipas marrëveshjes e kanë bërë këtë që të arrijnë të marrin maskimumin e votave dhe të mos lënë asnjë tu shkojë dëm dhe që të arrijnë objektivin që është të largojnë mazhorancën nga pushtti. Ajo që ka ndodhur sot ishte e pritshme, sndryshon nga sjelja e deklaruar më parë.

Është një përshtatje në taktikën elektorale me rregullat e fiksuara në kod zgjedhor. Në kushtetutë parashikohet vetëm partitë politike si subjekte kanë të drejtë të paraqesin kandidatë dhe grupime qytetarësh. Nga ana tjetër në kod zgjedhor përdoret termi koalicion, është një truk i  gjetur si i tillë por në përmbajtje nuk sjell asgjë nga ajo që parashikon kushtetuta. Subjekt elektoral është vetëm PD. Nuk mund të regjistrohet në fletën e votimin aleanca për ndryshim, por subjekti elektoral shkruhet, dhe në garë është PD”, tha ai.

Para KQZ Basha me partitë e tjera me të cilat ka bërë koalicion, s'mund të paraqiten përveçse me emrin e PD. Por Kume shtoi se ndonëse në fletë sipas ligjit shkruhet vetëm emri i PD, ai mendon se rregullatori s’do të jetë aq i prerë dhe do ta pranojë të shkruhet PD-AN (Aleanca për ndryshim).

“A mund të regjistrohet Aleanca për ndryshim-PD? Ky është problem. Në kod zgjedhor është vënë fjala koalicion dhe kodi e ka përcaktuar mirë çdo të thotë fjala koalicion. Para KQZ ata smund të paraqiten përveçse me partinë me të cilën bien në koalicion. Të gjitha të drejtat dhe detyrimit që përcakton ky ligji janë për subjektin zgjedhor përkatës të partisë udhëheqëse. Njihet vetëm PD si subjekt, në fletë gjithçka që shkruhet në të është e drejtë e PD.  

Nëse do zbatohej ligji duhet të shkruhet vetëm PD. Natyrisht ne e dimë sesi zhvillohen gjërat dhe rregullatori sdo jetë kaq i prerë dhe i ftohtë por do duhet të pranojë minimumin e gjësë PD-AN. Por logoja e PD do jetë. Ky akronim është i PD, sepse ajo ka logon. Ne jemi përpara një procesi gare elektorale ku palët janë 2”, shtoi ai.

Lidhur me faktin se LSI do të garojë e vetme në zgjedhje, por do të futet nën logon e PD vetëm në Kukës dhe në Dibër, ai shtoi se një gjë e tillë mund të behët duke përdorur një lloj taktike me njësinë zgjedhore përkatëse.

“Për ta realizuar këtë gjë duhet veprohet me këtë lloj taktike me me njësinë zgjedhore përkatëse. Njëra nga partitë o Pd o LSi sdo regjistrojë kandodatët, sdo ketë garues në listë. Por në listën e partisë tjetër do ketë njerëzit e saj. Do na kthejë te dushku i  vjetër”, shtoi ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?