Çfarë ndikimi do të ketë krijimi i koalicionit me një seri forcash politike në rezultatet e PD? 36% e qytetarëve të anketuar në sondazhin e Piepolit me Report Tv, mendojnë se koalicioni do të dëmtojë rezultatin e PD në zgjedhje ndërsa 12 përqind shprehen se nuk do të ketë asnjë influencë. 37% e qytetarëve mendojnë se koalicioni do të forcojë rezultatin e PD në zgjedhje. Ndërkohë, 14% thonë se do forcojë pak rezultatin e PD.
Lajmi kryesor:
Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ PS fitore më 11 maj me 50.5% të votave, PD me aleatët në vend të dytë, por në rënie! Lapaj i treti! Rama lideri më i pëlqyer, 65% s'besojnë te Berisha
SI.E./ReportTv.al