Në skenën politike shqiptare, Edi Rama vijon të jetë figura më e besuar dhe frymëzuese për qytetarët. Sipas sondazhit të muajit mars të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 45% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën.
Megjithatë, në këtë sondazh bie në sy një rritje e ndjeshme e figurave të reja në perceptimin e publikut. Adriatik Lapaj renditet i treti me 16% dhe Agron Shehaj renditet i katërti me 13%.
Më pak të preferuar nga elektorati shqiptar mbeten Arlind Qori me 9%, Tom Doshi me 5% mbështetje dhe i fundit renditet Ilir Meta i preferuar vetëm nga 2% e të pyeturve në sondazh.
Sipas sondazhit të Piepoli, Sali Berisha ka humbur besueshmërinë te shqiptëarët, 55% e të cilëve përgjigjen se veprimtaritë e liderit të opozitës nuk janë të besueshme. Kjo do të cojë në një humbje deri në 4.4% të elektoratit të djathtë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Shifrat e Piepoli tregojnë se PD merr nga 35 deri në 39% të votave.
Humbja e peshës së Berishës në elektoratin e djathtë u rëndua më shumë sipas sondazhit edhe nga procesi i debatueshëm i primareve. 49% e njerëzve shprehen për Piepoli se zhbërja e primareve nga Sali Berisha dhe mospërfshirja në lista të mbyllura të emrave fitues të këtij procesi ul kredibilitetin e PD dhe 12% e tyre mendojnë se injorimi nga Berisha i Primareve ndikoi negativisht.
Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report Tv, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave të sondazhit, PS projektohet të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, duke ruajtur thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021. 45% e qytetarëve të pyetur në sondazh shprehen se mbështesin punën e qeverisë në këtë mandat.
Po kështu sondazhi evidenton se në zgjedhjet e 11 majit koalicioni i PD ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ merr më pak vota se zgjedhjet e kaluara. Madje 36% e qytetarëve mendojnë se përfshirja në koalicion e 25 forcave politike do ta dëmtojë Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare. Ky grupim politik më 11 maj del forcë e dytë me një kuotë që shkon deri në 39% të votave.
“Surpriza” e këtij sondazhi është koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit që renditet i treti, me një mbështetje që varion nga 6.5% deri në 8.5%. Partia Mundësia e Agron Shehajt, një tjetër alternativë e re në skenën politike, projektohet të marrë 2% deri në 4% të votave, ndërsa Partia Social Demokrate pritet të marrë mes 1% dhe 3%.
Të tjera parti të vogla si Lëvizja BASHKË, Koalicioni i Djathtas për Zhvillim dhe partia e Bashës “Koalicioni Euroatlantik”, luhaten në kufijtë 0.5% deri në 2.5%.
Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report Tv, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave të sondazhit, PS projektohet të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, duke ruajtur thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%).
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet i dyti, me një kuotë që varion nga 35% deri në 39%, pak më poshtë krahasuar me rezultatin e arritur në vitin 2021 (39.4%). Megjithatë, ndarja dhe fragmentarizimi i opozitës duket se ka një ndikim të qartë në performancën e saj në sondazhe.
“Surpriza” e këtij sondazhi është koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit renditet i treti, me një mbështetje që varion nga 6.5% deri në 8.5%. Partia Mundësia e Agron Shehajt, një tjetër alternativë e re në skenën politike, projektohet të marrë 2% deri në 4% të votave, ndërsa Partia Social Demokrate pritet të marrë mes 1% dhe 3%.
Të tjera parti të vogla si Lëvizja BASHKË, Koalicioni i Djathtas për Zhvillim dhe partia e Bashës “Koalicioni Euroatlantik”, luhaten në kufijtë 0.5% deri në 2.5%.
Në skenën politike shqiptare, Edi Rama vijon të jetë figura më e besuar dhe frymëzuese për qytetarët. Sipas sondazhit të muajit mars të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 45% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën.
Megjithatë, në këtë sondazh bie në sy një rritje e ndjeshme e figurave të reja në perceptimin e publikut. Adriatik Lapaj renditet i treti me 16%. Agron Shehaj renditet i katërti me 13%, duke konfirmuar pozicionimin e tij si një prej zërave më të dëgjuar të opozitës së re.
Ndërkohë, liderë të tjerë si Arlind Qori (9%), Tom Doshi (5%), Dashamir Shehi (4%) dhe Ilir Meta (2%) rezultojnë me mbështetje më të ulët, duke reflektuar një zhvendosje të qartë të perceptimit qytetar në drejtim të liderëve më dominues ose më të rinj në profil.
Çfarë ndikimi do të ketë krijimi i koalicionit me një seri forcash politike në rezultatet e PD? 36% e qytetarëve të anketuar në sondazhin e Piepolit me Report Tv, mendojnë se koalicioni do të dëmtojë rezultatin e PD në zgjedhje ndërsa 12 përqind shprehen se nuk do të ketë asnjë influencë. 37% e qytetarëve mendojnë se koalicioni do të forcojë rezultatin e PD në zgjedhje. Ndërkohë, 14% thonë se do forcojë pak rezultatin e PD.
Shqiptarët në shumicë nuk kanë besim tek partitë e reja të opozitës. Sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me ‘Piepolit’, 52% e shqiptarëve të pyetur thonë se nuk kanë aspak besim te partitë e reja, ndërsa 26% kanë pak besim.
9% e shqiptarëve të anketuar thonë se kanë shumë besim tek partitë e reja, ndërsa 11% mjaft. 2% e të anketuarve thonë “nuk di të gjykoj”.
49% e njerëzve shprehen se do të ketë rënie të kredibilitetit me "injorimin" që Sali Berisha iu bëri fituesve të Primareve duke mos i përfshirë në lista.
Në sondazhin e Institutit "Piepoli" në bashkëpunim me Report TV, 12 % të tjerë besojnë se ndikon negativisht. 8 % mendojnë se ndikon pak ose aspak ndërsa 26 % mendojnë se ndikon pozitivisht.
Për 65 % të të anketuarve që kanë marrë pjesë në sondazhin e Institutit Prestigjioz "Piepoli" që sjell ekskluzivisht Report TV, veprimtaritë politike të opozitës të udhëhequr nga Sali nuk janë të besueshme.
16 % shprehen se janë shumë të besueshme, 17 % "mjaft të besueshme", 10 % pak të besueshme ndërsa 2 % janë shprehur se nuk dinë ta gjykojnë.
Report Tv sjell ekskluzivisht sondazhin e radhës në bashkëpunim me institutin prestigjioz italian ‘Piepoli’.
Sipas të dhënave të sondazhit, në total 45% e shqiptarëve janë të kënaqur me qeverinë e Ramës. 28% e të anketuarve përgjigjen “shumë të kënaqur” kur pyeten se si e vlerësojnë punën e qeverisë Rama 3, ndërsa 17% “mjaft i kënaqur”.
Ndërkohë, 7% janë “jam mjaft i zhgënjyer” dhe 47% “jam shumë i zhgënjyer”.
Komente

Shikoni! çfarëdo që dëshironi, nuk do t'i ndryshojë rezultatet! Ka vetëm një rezultat: Rama 38%, Berisha 29% të tjerët 18% (total), pjesa tjetër nuk do të votojë! Rrezik? Do të votojnë 40-45% e votuesve. Si përfundim, Rama duhet të gjejë 2 partnerë të vegjël koalicioni për të arritur 71 mandate. 2 parti të vogla do të duhet të marrin Ministrinë e infrastrukturës për t'iu bashkuar Ramës.
PërgjigjuRritet Rama me 94 deputet, Saliu 5 e Lapaj 40.
Përgjigju