Koalicioni qeverisës në Kosovë, Rama: S'jam aq i zgjuar sa të jap mend nga Tirana (VIDEO)

3 Korrik 2020, 12:15| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 14:00

  • Share

Edi Rama mohoi ndërhyrjen në politikën e brendshme të Kosovës lidhur me koalicionin qeverisës. "E di që ka udhëheqësa që duan të drejtojnë gjithë Ballkanin, unë nuk jam ndër ata, nuk kam asnjë të drejtë dhe natyrisht nuk marr përsipër në asnjë mënyrë që t'ju tregoj miqve, vëllezërve, kolegëve në Kosovë se cfarë duhet të bëjnë për atë që është detyra e tyre në administrimin e jetës politike.

E para nuk mendoj se jam aq i zgjuar sa të jap mend nga Tirana, si të qeveriset Kosova, edhe pse në hapësirën shqiptare ka shumë individë që mund të drejtojnë edhe botën nëse do të kishin disponiliteitin e dëgjimit nga liderët botërorë. Është e drejtë e tyre a e ngushtojnë, a e zgjerojnë qeverinë, a zgjedhin dicka tjetër, kjo është absolutisht e drejta dhe detyra e tyre. Nuk është e drejta dhe detyra ime të jap mend, apo të bëj komente. Unë kam komentuar dhe mund të komentoj vendime të caktuara kur lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve apo interesat e shqiptarëve në aspektin e përballjes me Serbinë në këtë luftë të ftohtë diplomatike" tha ai.


Lajmi kryesor:

Negocion me Perëndimin për shqiptarët? Rama: Provokim! Vuçiç ta harrojë! Hoti nga Tirana: Gati të shkoj për dialog në Uashington pa Thaçin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?