Kandidati i opozitës Evdar Kodheli, vijon turin e takimeve elektorale në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Fier. Në takimin e radhës ai është ndalur në Cerven nga ku ka prezantuar programin elektoral 2023-2027. Banorët shprehën indinjatën për mungesën e vëmendjes nga pushteti vendor i cili i ka lënë pa rrugë, pa qëndër shëndetësore dhe pa dëmshpërblim të përmbytjeve gjatē viteve 2015-2018.
Transporti falas për nxënësit e shkollave, pensionistët dhe shtresat në nevojë, si dhe mirëmenaxhimi i fondit prej 8% i buxhetit vjetor të bashkisë për emergjencat civile kanë qënë prioritetet kryesore të kandidatit Kodheli të prezantuara para banorëve.
“Kemi vënë re që shumë fëmijë, ata që kanë mbetur, nuk i ofrohet transporti publik. Katastrofë që të lesh fëmijën pa shkollë vetëm se nuk ka transport. Bashkitë e rilindjes nuk e kanë shfrytëzuar kurrë 8% të fondit për emergjencat civile, nuk e kanë zbatuar asnjëherë”, tha Kodheli.
dërkohë gjatë fjalës së tij drejtuesi politik i qarkut Luan Baci ka fajësuar qeverisjen lokale për braktisjen e zonave rurale teksa ka theksuar se Armando Subashi ka qenë kryebashkiaku i vetëm një grushti njerëzish.
Kodheli në fjalën e tij shtoi se nën drejtimin e bashkisë , të gjitha njësitë administrative dhe lagjet e qytetit do të kenë të njëjtën vëmendje me premtimin se do të jetë në shërbim të çdo qytetari pa asnjë dalin dhe se investimet selektive do të jenë pjesë e së shkuarës.
Lajmi kryesor:
‘Vendoret’/ Kandidatët për kryetarë bashkie prezantojnë programet! Ndreu: S’kam për të abuzuar kurrë me votën! Kodheli: Prioritet transporti falas i nxënësve
//ReportTv.al