Kronikë

Kodi i ri Penal, Manja: Kemi mbajtur shënim të gjitha shqetësimet e sugjerimet, drafti i është përcjellë për mendim edhe disa ekspertëve italiane

4 Shtator, 10:51| Përditesimi: 4 Shtator, 13:12

  • Share

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kanë mbajtur shënim kritikat dhe sugjerimet pas publikimit të draftit të Kodit të ri Penal. Ai tha se që nga publikimi i draftit në faqen zyrtare të ministrisë, kanë marrë një numër të vogël komentesh dhe disa organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar të jenë pjesë e procesit të konsultimit publik.

Ministri theksoi gjithashtu se për draftin kanë kërkuar opinionin e një grupi ekspertësh italianë. Konsultimi i gjerë publik për këtë draft pritet të zgjasë deri në fund të vitit, me 25 tryeza diskutimi të parashikuara, dhe më pas me reflektimin e sugjerimeve dhe me marrjen më pas të “vulës” së Brukselit për këtë draft, do të kalohet për miratim në Kuvend.

"Na jepni mundësinë që edhe njëherë të informojmë dhe qartësojmë opinionin publik por cilido individ, grup interesi apo aktor që janë të interesuar për të qenë pjesë aktive e diskutimit dhe pjesëmarrjes në konsultimin e gjerë publik që do t’i nënshtrohet drafti i ri. Në 25 korrik prezantuam draftin e kodit të ri, por gjatë kësaj periudhe, ka pasur mjaft komente, analiza dhe debate e diskutime, por edhe shqetësime për aspekte të veçanta teknike të vetë draftit por edhe procesit të ndjekur për hartimin e kodit të ri penal dhe rolin e ministrisë së drejtësisë. Kemi mbajtur shënim komentet e analizat, sugjerimet e shqetësimet por nga momentii publikimit të draftit në uebin e ministrisë dhe dhënies së linkut të sekretariatit, deri tani kanë ardhur një numër i vogël komentesh dhe disa organizatatë shoqërisë civile kanë kërkuar të jenë pjesë e procesit të konsultimit publik.

Gjithsesi e menduam këtë tryezë sot për të dhënë disa përgjigje në lidhje me procesin, rolin e ministrisë dhe aspekte të veçanta teknike të draftit të ri. Më duhet të them që roli i ministrisë së drejtësisë në këtë proces është ai i porositësit të draftit të kodit të ri penal. Pra, jemi ne ministria e Drejtësisë, në emër të qeverisë, që e kemi porositur këtë draft të Kodit të ri edhe si përmbushje e detyrimeve tona në kuadrin e strategjisë së drejtësisë por edhe të negociatave me BE-në. Në procesin e hartimit apo draftimit të ligjeve, ka dy rrugë ose nëpërmjet drejtorisë së legjislacionit në ministri ose nëpërmjet grupit të ekspertëve të fushës. Kemi zgjedhur këtë të dytën edhe për shkak të rëndësisë që ka hartimi i një kodi të ri në jetën politike, juridike dhe ekonomike të vendit.

Drafti i është përcjellë për mendim edhe disa ekspertëve italiane, që e kanë asistuar nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencinë italiane të bashkëpunimit për zhvillim. Ekspertët e kanë konkluduar opinionin e tyre me një raport në 31 korrik  2021, që e ka patur në dispozicion grupi i punës për hartimin e draftit. Masa e reflektimit të atyre komenteve në draft është çështje që i takon grupit të punës.”, u shpreh ministri.


Lajmi kryesor:

Drafti i Kodit të ri Penal/ Manja: Konsultim publik deri në fund të vitit, s'kalon pa 'vulën' e BE! Kritikat për lirinë e medias? Rakipi: S'preken gazetarët


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?