Kronikë

Kodi Penal/ Spahiu i ashpër, kundër lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm: Shqipëria s’i ka kushtet, janë të rrezikshëm!

28 Korrik, 14:28| Përditesimi: 28 Korrik, 15:38

  • Share

Juristi Kreshnik Spahiu është kundër ndryshimeve në Kodin Penal që kanë të bëjnë me lirimin me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm, duke argumentuar se Shqipëria nuk i ka kushtet sikurse vendet e përparuara që të sigurojë institucionet dhe ligjistikën për t’i mbikëqyrur këta persona.

Për shkak të rrezikshmërisë së tyre të lartë, ata janë të predispozuar për të kryer këto krime të rënda përsëri. Në një lidhje via-Skype me emisionin ‘Sot, Live në Shqipëri”, në Report Tv, juristi theksoi se vendi ka nevojë për një Kod Penal nga e para, që të bëhet tërësisht dhe jo i arnuar.

Madje, sugjeroi që Shqipëria t’i përafrohet me urgjencë legjislacionit të Bashkimit Europian, teksa analizoi edhe ndryushimet e tjera që po bëhen, si dënimi i gazetarëve për nxjerrjen e sekretit hetimor, duke vënë në dukje paradoksin se do akuzoheshin mediat për publikim, por jo gjyqtarë dhe prokurorë që i nxjerrin vetë sekretet.

“Kodi i ri Penal ka nevojë për ndryshime e përafrim me legjislacionin e BE-së, është nevojë emergjente. Kjo për përballimin e disa fenomeveve me të cilat përballet sot Shqipëria. Ajo që bie në sy është propozimi i ideuesve të këtij projekti për lehtësimin e të dënuarve me burg të përjetshëm. Shqipëria nuk ka infrastrukturën, kushtet dhe logjistikën për të realizuar këtë, pasi të dënuarit përjetë janë ata me kategori të rrezikshme”, shpjegoi Spahiu.

I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu për arsyet përse nuk duhej lejuar lehtësimi i dënimit për të burgosurit e përjetshëm, ai shpjegoi:

“Sepse ti si shtet nuk e garanton dot se ata nuk do e përsërisin këtë krim, pikërisht për shkak të mungesës së kushteve dhe logjistikës”.

Gjithashtu kritikoi edhe situatën në paraburgime, ku mbahen shumë nga të arrestuarit deri në fund të procesit hetimor dhe gjyqësor, duke i cilësuar jonormale dhe ku ka nevojë për ndryshim në Kodin Penal.

“Kushtet në paraburgime nuk janë njerëzore, nuk janë normale, e paraburgim nuk do të thotë denigrim, për më tepër që prezumohet i pafajshëm. Shqipëria nuk ofron kushtet e nevojshme të paraburgimit dhe një ditë paraburgim nuk mund të konsiderohet me një ditë burgim”, tha juristi për Report Tv.

Ai u shpreh për një ndryshim tërësor të Kodit Penal dhe jo arnime të tij.

“Aq shumë ndryshime janë bërë në Kodin penal, sa ndonjëherë më shumë ka amendamente sesa vepra për herë të parë, që nuk ekzistojnë më sepse kanë ndryshuar në tërësinë e vet. Duhej ndryshuar tërësisht Kodi penal, i andruar nuk është afatgjatë dhe jetik. Shqipëria edhe sot është e cenuar nga krimi i orgajizuar dhe siguria, sepse krimi është më i sofistikuar se drejtësia dhe shteti. Kodi i arnuar nuk është garanci për një drejtësi të barabartë. Shqipëria duhet të bëhet gati për një Kod të ri Penal, sepse nuk është më Shqipëria e vitit 1995”, argumentoi Spahiu.

Ora 15:14
‘Shteti të ndahet nga llumi’/ Spahiu: Rrugët plotë me gangsterë të pasur dhe halabakë ordinerë!

Shqipëria është mbushur me gangsterë, alabakë dhe njerëz banalë, ku shumë prej tyre kanë veshur edhe kostum zyrtari, politikani e biznesmeni. Sistemi ka dështuar dhe duhet një ndryshim rrënjësor në gjithçka, pasi më shumë vlerësohet kjo kategori sesa intelektualët dhe profesionistët.

Kështu u shpreh juristi Kreshnik Spahiu në Report Tv ditën e sotme, i pyetur për ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku një oficer policie dhe një kontigjent i skeduar i krimit dhunuan kamerierin e një lokali ‘pse u dërgoi dy shishe uji në tavolinë’.

“Rasti i dhunës nga shefi i policisë ndaj dy të rinjve që punonin si kamerierë nuk është sporadik, por fenomen. Punonjësi i policisë nuk goditi vetëm një kamerier, por të gjithë shoqërinë shqiptare. Fenomen që ndodh çdo ditë, artgogancë, shteti dhe vendi duhet të ndahet nga dhuna, gangsterët dhe makinat e pasura. Gangsterë që janë pjesë e promovimit të shoubizit shqiptar shpesh në media. Rrugë të mbushura me gangsterë e alabakë, banalë dhe ordinerë, njerëz që i japin makinave si të çmendur dhe i sheh kudo. Gangsterizimi i shoqërisë shqiptare dhe alabakëria është prezente kudo, që kanë pushtuar qytete dhe institucione. Por e keqja është se shteti sillet me ta duke arritur që ata të jenë pjesë e institucioneve, me kostum zyrtari e këshilltari. E vështirë të shohësh njerëz itelektualë, sepse sillen në të njëjtën mënyrë, janë pjesë e shoqërisë shqiptare dhe dëmton jo vetëm imazhin, por edhe turizmin dhe imazhin”, tha juristi për emisionin “Sot, Live në Shqipëri”.

Ai vuri në dukje se gansgterë dhe të dhunshëm ka kudo, por prekja dhe dhuna është e papranueshme. Teksa vuri theksin te niveli i dhunës së shoqërisë shqiptare deri në kategori të agresivitetit psikik dhe depresionit të thellë apo absurdit.

“Ka jashtë që shahen e sulmohen, por me duar mbrapa e nuk godasin. Prekja dhe dhuna janë të papranueshme. Shoqëria shqiptare është bërë e dhunshme kudo dhe ka një lloj agresiviteti psikik. Një pjesë e shoqërisë jeton në depresion shumë të thellë, ka kaluar kufijtë e absurdit dhe respektit, ku gangsterët dhe alabakët respektohen më shumë se intelektualët, inxhinierët, etj., nuk marrin respektin e duhur. Madje shpesh këta njerëz kanë veshur edhe kostumin e zyrtarit dhe biznesmenit, ka një hendek ku edhe qytetarët vriten kur shohin jetën e luksit të këtyre njerëzve, që dalin me vajza shoubizi dhe pa pikë turpi pasurinë e krijuar e publikojnë nëpërmjet mediave”, vijoi ai.

Duke argumentuar se sistemi kishte dështuar, Spahiu e ilustroi me faktin se vetëm 1% e shqiptarëve kontrollonte 90% të pasurisë dhe 90% e popullsisë jetonte në nivele të ulëta të ardhurash, duke u ndjerë nën imponimin e kategorisë pakicë, por të pasur.

“Mos harrojmë se 1% e shqiptarëve kontrollon 90% të parasë në vend. Dhe 90% e shqiptarëve zotëron vetëm 1% të parasë në vend. Dhe ky 1% imponohet me pasurinë dhe arrogancën e tyre. Ka dështuar i gjithë sistemi, ndaj duhet një reformë e thellë po në të gjithë sistemin. Është momenti që shteti të ndahet nga llumi. A ka mundësi që të ndahet apo do mbetet peng i tij, kjo mbetet për t’u parë. Kjo rrugaçëri dhe gangsterizëm nuk mund të zgjidhet vetëm me ndryshimet e Kodit Penal, që janë një kuadër teorik, e dispozita që mbeten në letër”, përfundoi juristi.

Ora 15:02
Spahiu kundër Kodit Penal: 21-vjeçarët s’mund konsiderohen të mitur!

 

Juristi Kreshnik Spahiu ndau mendimin kundër edhe për rritjen e moshës së të miturve, në 20-21 vjeç, për ndryshimet e reja në Kodin Penal, duke theksuar se në Shqipëri ka shumë të rinj të kësaj moshe që akuzohen për krime të rënda.

Dhe jo vetëm kaq, pasi ndryshe nga vendet e përparuara, disa prej të cilëve e përfshijnë fashën e kësaj moshe sit ë mitur, Shqipëria nuk ka as institucione riedukimi ku ta trajtojë këtë kategori.

“Duket e tepërt trajtimi i 20-21 vjeçarëve si të mitur. Ka vende të tjera që e kanë, por Shqipëria nuk ka as institucione riedukimi, nuk ka kushtet për t’i trajtuar ato. Ka shumë 20-21 vjeçarë që kanë kryer krime të rënda dhe që nuk mund t’u lehtësohet masa dënuese”, u shpreh ai.

Madje ai kritikoi edhe kushtet në paraburgime, duke sugjeruar që mbajtja e të arrestuarve në këto paraburgime most ë njësohet me një ditë burgimi, por më shumë, në ndryshimet që po bëhen, pasi kushtet nuk janë normale.

Ora 14:55
Spahiu: Duhen ndëshkuar gjyqtarë dhe prokurorë që nxjerrin sekretin, jo gazetarët që i publikojnë!

 

Duhen ndëshkuar gjyqtarë dhe prokurorë që nxjerrin sekretet e dosjeve hetimore dhe jo gazetarët që i publikojnë ato.

Kështu u shpreh juristi Kreshnik Spahiu në Report Tv për ndryshimet e reja në Kodin Penal që ka propozuar qeveria, ku përfshihet edhe pjesa për publikimin e materialeve të hetimeve të drejtësisë.

“Nuk mund të dënosh gazetarët për publikimin e informacioneve, ndërkohë që nuk ka gjyqtarë e prokurorë që të akuzohen për nxjerrjen e materialeve nga dosjet. Janë ata që i nxjerrin ato të dhëna dhe ka shumë raste. Janë 9 persona që kanë humbur jetën si pasojë e nxjerrjes së sekreteve hetimore sipas dosjeve dhe përgjimeve në SKY ECC nga informacionet që kanë dalë, ndërkohë që nuk mund të dënosh gazetarët për këto”, argumentoi ai.

Juristi ishte kagtegorikisht kundër dhe e cilësoi të gabuar përpjekjen për të dënuar mediat për publikimin e informacioneve nga hetimi, teksa këto të dhëna jepen nga vetë gjyqtarë dhe prokurorë.

“Ul në bandën e të akuzuarve gazetarët, por jo ata që ua japin atyre. Nuk ka asnjë të dënuar nga ata që i nxjerrin ato. Pra nuk përmendet shkak-pasoja”, tha Spahiu për Report Tv.

Ora 14:42
Spahiu: Jo gazetarët, por politikanët që sulmojnë duhet të ndëshkohen nga Kodi Penal!

Kreshnik Spahiu e cilësoi të gabuar dhe të pavend ndryshimin që ka të bëjë me ndëshkimin e medias nga Kodi Penal që po diskutohet.

Ai u shpreh se duhet të dënohen politikanët që sulmojnë drejtësinë dhe i bëjnë asaj presion dhe jo mediat që thjesht realizojnë detyrën e tyre të informacionit. Për juristin ky ndryshim është një paradoks dhe nuk duhet të bëhet, pasi prek fjalën e lirë.

“Ka edhe disa momente të tjera aty që janë shumë të diskutueshme, si ato ku Shqipëria duhet të hidhte hapat e saj për garancinë që jep për pavarësinë e medias. Si publikimi i sekreteve të hetimit apo gjykimit të nxjerë në bandën e të akuzuarve gazetarët, ndërkohë që nuk ka asnjë të dënuar nga ata që i nxjerrin ato. Pra nuk përmendet shkak-pasoja, sepse gazetarët vetëm i nxjerrin ato, por jo ata që ua japin", tha Spahiu.

Juristi argumentoi se ndëshkimi i gazetarëve është i gabuar, pasi presionin mbi drejtësinë e bën politika dhe kjo e fundit e kërcënon pavarësinë e gjykatave dhe prokurorisë.

“Unë mendoj se nuk është gjyqësori i rrezikuar nga gazetaria, por nga politika. Ne duhet t’i mbyllim derën politikanëve dhe pushtetarëve që duan t’i mbyllin derën dhe gojën gazetarvëe dhe mediave. Ndëshkimi i gazetarëve është tërësisht i gabuar”, shtoi ai.

Në lidhje me kundërshtimet që kreu i PD-së i bëri sot ndryshimeve në Kodin penal, ku akuzoi qeverinë “Rama” për qëllime të caktuara, Spahiu u shpreh se opozita në vend të sulmojë çdo nismë të qeverisë, duhet të dalë me alternativat dhe propozimet e saj në Parlament.

“Opozita duhet të shkojë vetë me projektin e ndryshimeve e kundërshtimeve për Kodin Penal në Parlament. Asgjë nuk e pengon opozitën me numrin e deputetëve që ka, për të propozuar një draft alternativ. Do ishte i mirëpritur një projekt apo plan i dytë nga opozita dhe të diskutohet, që të mos përsëriten gabimet. Ndonjëherë duket se opozita çdo gjë që propozon qeveria e nxin dhe nuk jep alternativa apo propozime e alternativa të tjera. Duhet të propozojë një alternativë të dytë”, u shpreh juristi.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • juristi: 28/07/2025 17:26

    TE denuarit perjete te denohen jo vetem me 1 denim perjete..por me 5 denime perjete....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?