Kronikë

Spahiu: Duhen ndëshkuar gjyqtarë dhe prokurorë që nxjerrin sekretin, jo gazetarët që i publikojnë!

28 Korrik, 14:55| Përditesimi: 28 Korrik, 15:06

  • Share

 

Duhen ndëshkuar gjyqtarë dhe prokurorë që nxjerrin sekretet e dosjeve hetimore dhe jo gazetarët që i publikojnë ato.

Kështu u shpreh juristi Kreshnik Spahiu në Report Tv për ndryshimet e reja në Kodin Penal që ka propozuar qeveria, ku përfshihet edhe pjesa për publikimin e materialeve të hetimeve të drejtësisë.

“Nuk mund të dënosh gazetarët për publikimin e informacioneve, ndërkohë që nuk ka gjyqtarë e prokurorë që të akuzohen për nxjerrjen e materialeve nga dosjet. Janë ata që i nxjerrin ato të dhëna dhe ka shumë raste. Janë 9 persona që kanë humbur jetën si pasojë e nxjerrjes së sekreteve hetimore sipas dosjeve dhe përgjimeve në SKY ECC nga informacionet që kanë dalë, ndërkohë që nuk mund të dënosh gazetarët për këto”, argumentoi ai.

Juristi ishte kagtegorikisht kundër dhe e cilësoi të gabuar përpjekjen për të dënuar mediat për publikimin e informacioneve nga hetimi, teksa këto të dhëna jepen nga vetë gjyqtarë dhe prokurorë.

“Ul në bandën e të akuzuarve gazetarët, por jo ata që ua japin atyre. Nuk ka asnjë të dënuar nga ata që i nxjerrin ato. Pra nuk përmendet shkak-pasoja”, tha Spahiu për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Kodi Penal/ Spahiu i ashpër, kundër lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm: Shqipëria s’i ka kushtet, janë të rrezikshëm!


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?