Për Partinë Demokratike, qeveria ka dështuar përballë situatës së krijuar me koronavirusin. Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD në një intervistë për Report TV me gazetaren Danjela Maloku, duke iu referuar një deklaratë të bërë nga Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se qeveria e ka pranuar dështimin dhe tani i ka mbetur vetëm të monitorojë.
Për Koduzin dy janë hapat e rëndësishëm që qeveria duhet të marrë, të mbrojë sistemin shëndetësor dhe qytetarët.
"Sot po lexoja një intervistë të dr. Brataj, që është drejtori i Urgjencës Mjekësore, fatkeqësisht aty vura re që nëpërmjet kësaj intervistë të një drejtuesi të lartë të një institucioni shëndetësor, qeveria pranon dështimin e saj përballë kësaj situate. Dr Brataj thotë se jemi në situatën e transmetimit komunitar. Pra qeveria nuk ka çfarë të bëjë përveçse të monitorojë. Në raportin e OBSH të datës 7 korrik, Shqipëria klasifikohet si vend me vatra infeksioni, pra jo me transmetim komunitar. Kemi dy realitete të ndryshme. Sipas PD qeveria duhet të përgatisë një plan ku të ketë parasysh disa pika: E para të shpëtojë sistemin shëndetësor. Në maj kur u hap shoqëria ishte QSUT që u kthye në burim infeksioni. Institucionet shëndetësore po bien dhe duhet të marrë masa që të ruajë sistemin shëndetësor. E dytë duhet të marrë masa për mbrojtjen e qytetarëve. Qeveria duhet të marrë masa që ti pajisë qytetarët me maska. Këtu janë dy gjëra thelbësore", u shpreh Koduzi për Report TV.
Një tjetër shqetësim që ngre Partia Demokratike është mungesa e triazhimit të pacientëve dhe të personelit mjekësor.
"Sot nuk ka protokolle të triazhimit të pacientëve por edhe të personelit mjekësor. Duhet bërë tamponi i të gjithë sistemit shëndetësor për të parë kush është i infektuar dhe kusjh jo. Duhet të bëhet tamponi i të gjithë pacientëve që hyjnë në spital dhe ata që dalin nga spitali. Duhen edukuar qytetarët shqiptarë. Populli duhet të jetë pjesë e kësaj pune", u shpreh Koduzi.
Nga ana tjetër, Koduzi tha se nga Partia Demokratike ka dalë një udhëzim, ku në çdo takim do të duhet të respektohen masat e distancimit social. I pyetur nëse do të rikthehen kufizimet Koduzi u shpreh: "Për kufizimit mos i shkojë ndërmend njeriu, ndërsa maska në ambientet e mbyllura duhet të jetë e detyrueshme".
Drejtimi i luftes kunder virusit Covik-19 ishte e eshte jashtezakonisht i mire.Sistemi shendetesor funksionoj mire.,bile shume mire ne krahasim me gjithe vendet e zhvilluara Europiane.Italia,Spanja,Franca,Anglia me sisteme shendetesore super te kualifikuar e super stabilizuar pandemia i gjunjezoj,mjeket seleksionojshin individet kush te vdiste e kush te jetonte.Kerkesa te nevojshe per ndihma mjeksore apo mjete mjeksore.Pra ishte deshtim super i plote i tyre,te cilen ato e deklarojne haptazi.PO ne shqiperi?Myllja u be ne kohe,nuk kishte mungesa te medikamenteve e mjeteve mjeksore,perballimi e natyrisht mjekimi i kesaj situate spitalet e perballuan mire e patjeter sistemi shendetsor(me gjithe te metat funksionoj mire)Edhe vala e dyte e pandemis po drejtohet nda sistemi shendetsor mjaft mire.Me behet qejfi qe se fundi nje fuksionar i PD PERMEND se maskat duhet te jene te detyrushme,pikerisht ate qe vazhdimisht ministria e shendetesis kerkonte nga qytetaret:maskat,distancimi social,higjena personale.SHUME VENDE TE EUROPES KAN VENDOSUR MBYLLJE SPECIFIKE TE SHUME BIZNESEVE poR EDHE MBYLLJE EDHE TE RESTORANTEVE E KAFENEVE,TEATROVE E KINEMAVE,SALLAVE SPORTIVE APO PISHANAT E MBYLLURA PER TE ULUR INFEKSIONIN PANDEMIK TE KORONA VIRUSIT QE PO GODET FUQISHEM ATO.BILE NE ISRAEL KUSH NUK VENDOS MASKEN GJOBITET NE VEND 150$ e kush thyen ligjet e pandemis ndeshkimi shkon deri ne burg.Askush nuk ka te drejt te infektoj me korona virus nje person tjeter.Perfaqesues i PD :mos rrej e mashto,numrat apo statistikat i ke ne dore,gjendjen e Eurpes perball pandemis e ke.Krahasoje Shqiperin me ITALIN,SPANJEN,FRANCEN ETJ E NXJERR KONKLUZIONE.tE GENJESH E MASHTROSH NUK ESHTE E HIRESHME DHE E DOMOSDOSHME NE KTE SITUATE.SE PAKU NDRONI "DISKUN" SEPSE GJITHECKA ESHTE KUNDER JUSH
Përgjigju