Kronikë
Top 24

Kokaina në Spanjë, përgjimet zbulojnë shqiptarin, pronar i marketit në Itali

8 Maj 2018, 13:43| Përditesimi: 8 Maj 2018, 14:14

  • Share

Policia italiane ka zbardhur detaje të reja mbi goditjen e bandës së kokainës që vinte nga Spanja, ku ishin të përfshirë edhe shqiptarë. Mediat fqinje shkruajnë se lënda narkotike vinte nga Spanja përmes Francës, e cila më pas paketohej dhe shitej me pakicë në vende të ndryshme.

Destinacioni final i drogës ishte një market i fruta-perimeve, pronar i të cilit ishte një shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende. Nga hetimet, ka rezultuar se shqiptari, së bashku me kushëririn e tij, që kishte lidhje të forta me rrjetin e trafikut të drogës, prisnin lëndën narkotike dhe më pas e shpërndanin atë.

Banda e kokainës është zbuluar pas përgjimeve të policisë prej dy vitesh, ku ka rezultuar se ‘kokë’ e trafikut ishte një sicilian, që vepronte mes Rimini, Forli, Cesenatico dhe Cervia. Kanë qenë pikërisht përgjimet e karabinierëve që kanë nxjerrë zbuluar shqiptarin, pronar të marketit, ku dërgohej droga.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?