Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, GJKKO lë në burg 10 anëtarët e grupit! Kolumbiani e 2 venezuelianët: Erdhëm për të mbjellë flokët

18 Nëntor, 08:58| Përditesimi: 18 Nëntor, 23:56

  • Share

Tirane- Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masat arrest në burg për 10 të arrestuarit për trafik të kokainës nga Republika Domenikane dhe Brazili drejt Shqipërisë. Të gjithë të pandehurit mohuan akuzat. Por ndryshe pretendon SPAK, që thotë se disponon pamje filmike, përgjime telefonike dhe ambientale që faktojnë përfshirjen e tyre në rrjet. 

Dosja e trafikantëve të kokainës mësohet se pati indicie një hetim të nisur për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së Viktor Çervanakut, një ish-funksionari vendor, u zbuluan 485 kg kokainë fshehur në plehra kimik. 

SPAK ra në gjurmët e një tjetër rrjeti të strukturuar kriminal, duke ndarë fraksionin më vete, ku gjatë hetimeve janë ndjekur metoda proaktive. 

Ndërkohë, në seancën gjyqësore për vlerësimin e masave, dy nga të arrestuarit që SPAK i quan ekspertë të përpunimit të kokainës në laboratorin e zbuluar në Qerekë, të Fushë Krujës, pranë Rinasit, thanë se ndodheshin në Shqipëri për tregti rrobash, turizëm dhe ndërhyrje estetike, ku njëri u përpoq të sillte prova se disa kohë më parë për të njëjtin qëllim ka vizituar Turqinë.

Bashkëkombasi i tij venezuelian tha se është prangosur pa asnjë shkak vetëm se u gjend duke konsumuar drekë me të arrestuarit e tjerë. Ndërkohë kolumbiani tha se nuk do të flasë asgjë përderisa ende deri më tani familja e tij nuk është në dijeni ku ndodhet dhe çka ndodhur me të. Ai pretendoi se kishte  ardhur në Shqipëri për të mbjellë flokët”. 

Operacioni i SPAK u ndërmor pasditen e 15 nëntorit 2024 me arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë dhe 3 shtetasve të huaj, 1 kolumbian dhe 2 nga Venezuela.

850 lëkurat e kriposura të gjedhit në të cilat është fshehur kokainë, hetuesit shqiptarë në bashkëpunim me partnerët e huaj, e dinin shumë mirë se ishin ngarkuar në kontejnerë në vende të Amerikës Latine dhe do të vinin në rrugë detare në portin e Durrësit. Plot 48 ton, në dy ngarkesa, njëra në shtator dhe tjetra në nëntor, janë vëzhguar nga SPAK dhe janë lënë të veprojnë të lira deri në itinerarin e fundit, për t’i dhënë goditjen finale grupit të drogës, me 10 arrestime në total.

Për grupin hetimor, 4 nga 7 shqiptarët e arrestuar janë kryesorët e grupit, organizatorë dhe financues të rrjetit kriminal të trafikut të kokainës drejt Shqipërisë, dhe më tej shitjen e saj në tregjet e vendeve europiane.

Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht dhe rolet e të arrestuarve. Rolin kryesor dyshohet ta ketë Geis Fejsullai 42 vjeç. Vila në rezidencën e banimit “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, që shërbente si bazë e grupit, dyshohet të jetë e tij, në pronësi apo e marrë me qira, ndërkohë SPAK ende po e heton aty, dhe në një tjetër ambient mbështetës të këtij grupi, pranë portit të Durrësit, u gjetën në total 6.1 kg kokainë.

Sipas SPAK tre shtetasit e huaj do të ndihmonin për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurët e gjethëve. Ata  udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar hapën një kompani për futjen e lëkurëve të gjethëve, duke e regjistruar në emër të një shtetasi që rezulton i pa implikuar në trafik dhe përmes saj futën ngarkesat, të cilat u shpërndanë në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës. Ende nuk dihet sasia totale e kokainës, e sjellë përmes lëkurëve të bagëtive në dy ngarkesa, të shtatorit dhe nëntorit.

Banesa e shndërruar në laborator ku 3 kimistë të huaj, nga Kolumbia e Venezuela akuzohen se ndanin drogën nga lëkura, dyshohet të jetë në pronësi Endi Sejdini vetëm 25 vjeç, e pozicionuar në pikë strategjike, pranë aeroportit të Rinasit, në fshatin Qerekë.

Klajdi Birçe 30 vjeç dhe Artion Çaushllari, 37 vjeçar një personazh që ka ushtruar edhe funksione publike pasuar nga, po ashtu sipas SPAK janë në mesin e organizatorëve dhe financuesve. Ndërsa 37-vjeçari Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmanaj 51 vjeç nga Shkodra dhe Baki Huqi 57 nga Durrës, i dënuar për dy vrasje në ’97 dhe 2013-ën, kishin role dytësore në shërbim të aktivitetit kriminal

Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, por një pjesë edhe nga Brazili. Për këtë arsye kreu i SPAK, Altin Dumani ishte për vizitë në Brazil, ku u takua me zyrtarë. 

Te arrestuarit me 15 Nëntor 2024
Shtetas shqiptar:

1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë

2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë

3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë

4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër

7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

8-Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

9-Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

10-Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

1731925057_collage.png

Foto nga seanca gjyqesore

Ora 14:28
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri, laboratori i drogës në Fier, zbuloi gjurmët e laboratorit në Fushë Krujë (DETAJI)

1731773576_finalprojekt.00111214.Still296.jpg

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dosja e trafikantëve të kokainës ka patur si indicie një tjetër procedim penal të ngjashëm.

Bëhet fjalë për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së Viktor Çervanakut, një ish-funksionari vendor socialist, u zbuluan 485 kg kokainë e fshehur në plehra kimik.

SPAK ra në gjurmët e një tjetër rrjeti kriminal të strukturuar, duke ndarë fraksionin më vete, ku gjatë hetimeve janë ndjekur metoda proaktive hetimi. SPAK pretendon se disponon përgjime telefonike, ambientale dhe vëzhgime e filmike rreth aktivitetit kriminal, informon gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.

Ora 13:05
'Erdhëm për të mbjellë flokët!' Kolumbiani dhe 2 venezuelianët mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës! Ja çfarë deklaruan në GJKKO

Te arestuarit ne GJKKO

Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.

Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës. Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët, informon gazetarja Keti Banushi.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/11/2024 01:58

    Kishin ardhur te mbillnin floke (didehydroepoxi methylmorphinian dioldeacetate)!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?