Aktivistja konservatore me banim në SHBA, Evi Kokalari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në FB ndaj Kreut të PD-së Sali Berisha, duke e akuzuar se po dëmton imazhin e Shqipërisë në institucionet europiane. Shkak për reagimin e Kokalarit është bërë deklarata e Berishës, i cili e cilësoi Shqipërinë si të vetmin ‘narko-shtet’ në Europë gjatë një fjalimi në Bruksel.
“Më vjen turp për këtë reputacion të keq që përhap ish-Kryeministri i vendit,” -shkruan Kokalari në një reagim publik, duke shtuar se të flasësh keq për Shqipërinë nuk dëmton Edi Ramën, por dinjitetin e kombit.
Sipas saj, Berisha nuk arrin të kuptojë që lufta e tij opozitare ka degraduar dhe tashmë është kthyer në një dëm për vetë qytetarët shqiptarë që synojnë integrimin në BE.
Postimi i Kokalarit:
Të thuash në Parlamentin Europian që Shqipëria është narko-shtet nuk i bën dëm Edi Ramës, por dinjitetit të Shqipërisë.
Jam e shokur që një ish- President dhe Kryeministër i vëndit, nuk e kupton që dinjiteti i kombit është shumë herë më i rëndësishëm se sa opozitarizmi i tij, i cili në fakt çalon dukshëm.
Shqiptarët duan të hynë në E.U., dhe dëmi që kërkon të bëj Berisha, i bëhet direkt sovranit. Kjo është dhe arsyeja pse shqiptarët e protestuan Berishën masivisht në 11 Maj.
Jam thellësisht e indinjuar dhe realisht më vjen turp për këtë reputacion të keq që përhap ish-Kryeminstri i vendit
Komente

Respekt per ju zonja Kokalari!Vertet ju iu bashkuat ketij perbindeshi ne kohen e foltoreve te tij,por gradualisht e kuptuat se me ke keni te beni dhe sot realisht dhe per nderin tuaj si shqiptare jeni kthyer ne nje ze te fuqishem opozitar me qeverine shqiptare,por ama nga poitat e nje njeriu qe e do dhe e respekton vendin e lindjes,atdheun e saj dhe kjo ju nderon.Gradualisht,nje mase jo e vogel e dikur mbeshtetesve te ketij perbindeshi politik dhe jo vetem,po e kuptojne qellimin monstruoz te zaptimit te vules e firmes se partise nga ky njeri (i thencin),i cili eshte krijimi i mundesise qe ta vere partine ne sherbim te tij e te familjes se tij dhe te mundet te shkoje jashte shtetit,me demek si perfaqesues i opozites dhe te flase jo nga goja por nga b... e te thote ta pathenat,duke e nxire imazhin e ketij vendi te varfer por krenar!
PërgjigjuPo ai eshte antishqiptar kur ka menduar ai per Shqiperine apo per Shqiptaret. Te gjithe e dime kush eshte ai, po ri akoma dhe na flet.
PërgjigjuZonja Kokalari!Ku pyet maloku pse e nxin Shqipërinë! Ky për pushtet të vret.
Përgjigju