Stavri Bello, sekretari i KOKSH

KOKSH dënon dhunën e shtangistëve, konfirmon pezullimin nga Lojërat Mesdhetare

3 Maj 2018, 18:29| Përditesimi: 3 Maj 2018, 18:37

  • Share

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), përmes një konference shtypi të organizuar sot pasdite në mjediset e këtij institucioni, ka dënuar dhunën e ndodhur dje gjatë uzurpimit që sportistët e trajnerët e sportit të peshëngritjes bënë në zyrat e olimpizmit shqiptar.

Konflikti që ka nisur mes KOKSH dhe sportistëve, pas pezullimit 2-vjeçar që olimpizmi shqiptar i ka bërë këtij sporti nga evenimentet olimpike, ka sjellë irritimin e shtangistëve, që kërkojnë anullimin e vendimit.

KOKSH dënon dhunën e spotistëve dhe trajnerëve të tyre, që dje (e mërkurë) uzurpuan zyrat tona. Për ne kjo është një sjellje antisportive, e pa denjë dhe e papranueshme, në thyerje të kodit të etikës. Ne do të njoftojmë organizmat ndërkombëtarë: Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe atë Europian, Federatën Botërore dhe atë Europiane të Peshëngritjes si dhe komitetin organizator të Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Acarimi i sportistëve vjen si pasojë e mosregjistrimit të tyre në Lojërat Mesdhetare, pasi Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk ka respektuar afatet e regjistrimit. Më datën 26 mars, komiteti ekzekutiv i KOKSH mori vendimin për të pezulluar 2 vjet FSHP-në nga të gjitha aktivitete olimpike.

Ky vendim shpreh qëndrimin e KOKSH ndaj keq-qeverisjes së Federatës së Peshëngritjes, si nga mosrespektimi i afateve për pjesëmarrje në aktivitetet olimpike dhe, sidomos, i mungesës së tolerancës zero ndaj dopingut në këtë sport.

Stavri Bello, sekretari i KOKSH

Komento

Komente

  • Neri: 03/05/2018 18:56

    Stavri sahanlepirsi, fuksi i Shalsit te madh. Sa vet ka mor nqaf?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?