Degjeneron situata mes Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe peshëngritësve. Pasi lajmit që Report Tv bëri publik përmes sekretarit të përgjithshëm të KOKSH, Stavri Bello, ku përjashtohej sporti i peshëngrtijes nga Lojërat Mesdhetare, një ditë më pas peshëngritësit reaguan fuqishëm në rrjetet sociale.
Por sot konflikti ka precipituar deri në përplasje verbale, në kapje duarsh dhe shtyrje dere. E gjitha kjo pasi peshëngritësit kanë kërkuar vendimin e zbardhur nga Komiteti Olimpik.
Për disa orë shangistët janë ngujuar në zyrat e KOKSH, duke pritur vendimin e përjashtimit të tyre. Peshëngritësve Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja u është bashkuar edhe presidenti i federatës Theodhor Masllavica, i cili është zgjedhur rreth 1 muaj më parë.
Në fund, në emër të peshëngritësve ka folur Erkand Qerimaj, i cili ka pohuar se do të vijohet në mënyra të tjera të protestohet, por do të ndiqet edhe në mënyrë ligjore.
“Pasi kërkuam vendimin e Komitetit Ekzekutiv, që ka një muaj a më shumë ditë që është marrë, vetëm sot pas gjithë kësaj zhurme, ka ardhur e-mail në zyrat e federatës shqiptare të peshëngritjes për pezullimin e aktiviteteve olimpike për dy vjet. Ne nuk mund të vuajmë pasoja e keqmenaxhimit të federatës së peshëngritjes. Ne normalisht që do të ndërmarrim hapat e tjerë, do protestojmë dhe do të hedhim në gjyq, pasi kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut. Nuk kemi faj pasi keqmenaxhohet federata, sepse është sport individual, gjithkush mban përgjegjësi për analizat e veta. Ne nuk jemi të dënuar nga federata ndërkombëtare e peshëngritjes dhe as nga komiteti olimpik ndërkombëtar. Normalisht që do ta ankimojmë këtë vendim”
Erkand Qerimaj
Shqipëria nuk ka marrë kurrë një medalje olimpike dhe shpresat më të mëdha gjithnjë kanë qenë te peshëngritja. Në një situatë të tillë, vështirë se vendi ynë mund të marrë medalje.
Protesta e kampioneve boteror dhe europian prane KOSH eshte akuze e rende per aftesine menaxhuese te kupoles se jetij organi qe nuk e di se si burokrate te tille qendrojne akoma ne ato zyra . Shtangustet hane ne te drejten e tyre dge po pati pretendime KOSH te beje testet e dopingut se kushtet ku hane sit tek Parku Olimpik jane te nivelit super
Përgjigju