KOKSH i përjashton nga Lojërat Mesdhetare, shtangistët: Drejtues militantë dhe komunistë!

1 Maj 2018, 16:50| Përditesimi: 1 Maj 2018, 18:02

  • Share

Nuk gjen qetësi Peshëngritja shqiptare. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka vendosur që në Lojërat Mesdhetare të mos ketë asnjë shtangistë si pasojë e rasteve të shumta të dopingut. Por peshëngritësit sot kanë reaguar fuqishëm duke qenë thuajse unison në qëndrimet e tyre. Briken Calja, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj kanë shpërthyer në rrjet sociale.

Erkand Qerimaj është shprehur se drejtuesit e KOKSH-it janë militantë të LSI-së. Madje ai vazhdon më tej, duke thënë se delegacioni që do të udhëtojë drejt Spanjës, do të jetë i përbërë nga turistë.

Ja çfarë kanë shkruar 3 shtangistët shqiptarë:

“KOKSH-i ka prekur fundin e moralit. Vetëm kështu mund të përkufizohen deklaratat dhe vendimet e fundit të drejtuesve të saj. Ndihem keq kur shikoj se në dorën e cilëve ka rënë ky Komitet Olimpik në emër të cilit bëhen deklarata nga më absurdet te nje president kukull mashtrues i klasit pare dhe sekretarit te perjetshem qe bejn cdo te keqe te mundshem ndaj sportit Shqiptar

Sa për kujtesë, Federata Botërore e Peshëngritjes ka dënuar 9 shtete por Shqipëria nuk bën pjesë në këtë listë. Mbi ç'moral apo të drejtë merrni vendime për të përjashtuar Peshëngritjen nga Lojrat Mesdhetare duke i hequr Shqipërisë medalje të sigurta?!

Dua të rikujtoj që isha pjesmarrës në Lojrat Olimpike dhe Kampionatin Boteror nga ku nuk hasa asnjë pengesë pjesmarrjeje nga ana e Federatës Botërore dhe nga ku mora rezultatin më të mirë historik për Shqipërinë.

Aktualisht jam shpallur kampion absolut i trefishtë i Evropës dhe vendi i 5-t në rank Lojrash Olimpike. Kur veprime të tilla bëhen mbi sportistë elitarë, çmund të themi për më të rinjtë?

Por mesa duket kundërshtarët më të mëdhenj nuk qenkan ato me të cilët ndeshemi për të siguruar medalje për Shqipërinë por qenkan këta zotërinjtë tanë të cilët me anë të veprimeve apo mosveprimeve të tyre janë armiqtë më të mëdhenj të sportit të Peshëngritjes dhe kombit Shqiptar.

Dua tju rikujtoj qe Peshngritja esht 1 Nder 6 Sportet qe ka Lind Olimpiaden e pare ne Athin 1896 gjithashtu qe ishin 4 peshngritsa qe jan vrare ne Mynih 1972 … Ne rast te nje vendimi ekstrem kunder sportit nuk do jet e leht si e mendojn Koksh do ti shkojm deri ne fund me cdo kusht dhe cmim qoft dhe me Jeten tone”

Briken Calja, shtangist

“Jam kampion i dyfishtë në fuqi dhe rekordmen i lojerave mesdhetare dhe na ndajn vetem 53 dit nga fillimi i Lojerave Mesdhetare Tarragona 2018, por e besueshme apo jo, peshngritja shqiptare eshte e perjashtuar nga Lojrat Mesdhetare.

Gjëja me e çuditshme nuk eshte kjo,eshte fakti qe e drejta i eshte hequr nga vet Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar dhe jo nga nderkombetaret. Nje vendim i pabazuar ne asnje ligj kombetar ose nderkombetar.

Thonë se e ka vendosur kryesia e KOKSH por kryesia smund te hedhi djersen dhe mundin ton dem per me teper pa te drejte. Stervitemi shum ,lodhemi shum,nuk kemi asgje te siguruar dhe asnje mbeshtetje dhe si te mos mjaftonin keto,nuk na lene te ngrejm flamurin ton ,te bejm cka dim me mir te bejme.

Sekretari i KOKSH e ka privatizuar postin ,dhe pa piken e sedres del e gjykon pa te drejt. Nese kan marr kte vendim kaq te eger per peshngritjen do ken pasoja dhe sdo i perdorin me ato lek qe vjedhin prej vitesh nga djersa e sportistave.

E dim shume mire qe KOKSH esht institucion i pavarur ama nese shteti jon do qe mos i demtohet imazhi duhet ta fillojn tek kreret e institucion vee jo tek sportistat qe ne 2018 akoma punojn ne te zez ,pa siguracione.

Nese KOKSH nuk e ka kuptuar akoma rendesin e peshngritjes, do u japim zotit sekretar dhe zotit president te varin ne qafe gjith ato medalje nderkombetare qe peshngritja ka marre dhe shohim nese do e ngren me koken kta komunista paragjykues e egoist. Ju sugjeroj te mendoheni mir per veprimet qe do te kryeni”

Daniel Godelli, shtangist

“Çmenduri apo Skandal ?? Quajeni si te deshironi! Sekretari Komitetit Olimpik bashke me Presidentin e Koksh perjashtojne pa te drejte Peshngritjen Nga Lojrat e Mesdheut , nje vendim ky i pa bazuar ne asnje ligj shqiptar dhe nderkombetar!

Edhe me absurd arsyetimi i tyre se meqe Federata Boterore ka denuar disa shtete ne po denojme tonet pa asnje arsye logjike , i duket e tepert te ngrejne Sportistet e Peshengritjes flamurin Shqiptar ne Spanje!

Nje Delegacion mbi 80 vet qe po ti hedhesh nje sy pa pasur nevoj per kontroll te detajuar dalin se shume jan turista e shkojne per qef atje e pse jo me paret e taksapaguesve Shqiptare . E meqe mu kujtuan abuzimet Drejtuesit te Kokshit do e meritonin nje Kalim Vetingun per te pa athu kane abuzuar me fondet e bursat Olimpike mundin dhe djersen tone !

Si mendoni se duhet te veprojme ne kete situat ne sportistat qe na mohohet pjesmarrja ne Spanje , pa asnje ligj ku thote se ne duhet te denohemi , ku na mohohet e drejta e per te perfaqesuar kombin e per te ngritur Flamurin Shqiptar. Kto Drejtues te Kokshit jan Militanta te LSI”

Erkand Qerimaj, shtangist

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kace: 02/05/2018 01:28

    amon per sportista spurdhjake qe kemi , merrni medalje ne kampionate botrore e olimpiada mos u merrni me lojra mesdhetare qe seshtu askush ne gare (Loser)

    Përgjigju
    • Robshi: 19/08/2018 16:11

      Ik ore kushuri ose punonjes kokshi...ne mesdhetare fitojne premio te pakten si dhe mundesi per kualifikim ne evente zyrtare...do kampion olompik ti duke punu me 50mije lek rroge e duke henger fasule e qofte cdo dite...pallosh groshe...eshte i vetmi sport ku kemi arritur rezultate kaq te mira pa investu fare e duke abuzuar turli lloj barkderri si drejtues...

  • redi: 01/05/2018 20:46

    Justifikimi i Bellos per mos pjesmarrje re ekipit te shtanges ne lojrat mesdhetare eshte pasoje e pa aftesise te kupoles se KOSH ,pasi para se sportistet te garojne eshte mire te behet testi nga mjeket tane . Mos harrojme se qeveria shpenzoji jo pak per nje qender super middleweight detne te KOSH dhe organet e tij. Jame kyrioz kush jane pjestar te delegacionit se Bello tha se jemi kater spoetiste qe pretendojne , pra 76 do jene zyrtar qe shperdirojne parate e shtetit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?