Edoardo Bove transportohet në spital

Kolapsi gjatë ndeshjes, fjalët e para të Edoardo Bove: Kur do kthehem në fushë?

3 Dhjetor, 09:31| Përditesimi: 3 Dhjetor, 14:16

  • Share

Edoardo Bove futi në panik botën e futbollit pasi fundjavën që lamë pas pësoi kolaps në fushë gjatë ndeshjes Fiorentina - Inter. Tanimë 22-vjeçari i Fiores duket se ka kaluar rrezikun, megjithatë do vijojë të qëndrojë në spital për kontrolle të detajuara në zemër.

Siç raportojnë mediat e huaja, ai menjëherë kishte pyetur se çfarë ndodhi në ndeshjet e tjera të Serie A dhe kur do të mund të rikthehej në fushën e lojës.

“Çfarë ndodhi në Juve-Leçe? Ku mund ta shoh Romën? Kur mund të kthehem në fushë?”, ishin disa nga pyetjet që Bove bëri pasi u zgjua.

Ai do të qëndrojë në shtrat sot dhe më pas, nëse konfirmohen përmirësimet e 24 orëve të fundit, do të zhvendoset në departamentin e thjeshtë të Kardiologjisë. Në çdo rast, ai do të monitorohet çdo ditë.

Të gjitha testet tashmë janë fokusuar ekskluzivisht në zemër, si në rastin e asaj që ndodhi në fushë, ashtu edhe në raste që mund t’i kenë ndodhur më përpara. Duke përjashtuar çdo problem neurologjik (përfshirë atakun epileptik, të identifikuar me nxitim nga dikush pasditen e së dielës), mjekët po përpiqen të kuptojnë arsyet e vërteta që çuan në sulmin në zemër në 'Artemio Franchi'.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?