Politikë

Kolegji Zgjedhor merr vendim, rrëzon Partinë Demokratike edhe për Shkodrën

10 Qershor 2021, 13:04| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 16:54

  • Share

1622790438_kolegji696x393.jpg

Kolegji Zgjedhor ka dhënë vendimin për një tjetër qark, rezultati i të cilit është ankimuar nga Partia Demokratike. Gjykata rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike që kërkonte shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.

Kolegji Zgjedhor e ka konsideruar këtë padi të bërë nga palët politike si të pa mbështetur në ligj dhe pretendimet e tyre i ka konsideruar të pabazuara në fakte konkrete.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor ka reaguar edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu i cili thotë se sot patën mundësi që të shihni se si u refuzua e drejta e demokratëve për të bërë trasnparencë në qarkun e Shkodrës. Logu shton më tej se deputetët që do të vijnë në shtator në Kuvendin e Shqipërisë si rezultat i blerjes së votës.

'Edhe sot patët mundësi të shihni që u refuzua e drejta e demokratëve për të bërë transparencë në qarkun e Shkodrës, i cili është një nga rastet më flagrante sesi blerja e votës ka diktuar vvullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Ne kemi deputetë që do vijnë në shtator në Kuvendin e Shqipërisë si rezultat i blerjes së votës, bashkëpunimit me krimin, falë parave të krimit. I kërkuam edhe sot Kolegjit që të paktën për Shkodrën të merreshin informacione lidhur me paditë tona në SPAK, por Kolegji Zgjedhor vendosi të mos bëjë transparencë dhe drejtësi zgjedhore.'- u shpreh Logu.


Lajmi kryesor:

Kolegji Zgjedhor rrëzon opozitën për qarkun e Shkodrës dhe Korçës! Vuloset rezultatin i zgjedhjeve të 25 prillit! Përfaqësuesi i LSI: Nuk jemi tërhequr nga beteja


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?