Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e 'BF' për bashkinë e Kuçovës, Maliqi: Vendim politik! Zgjedhjet nuk do njihen nga opozita, sot fitoi krimi e shpërdorimi i detyrës

30 Qershor 2023, 19:58| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 20:34

  • Share

 

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi foli për mediat pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e ‘BF’. Këtë vendim, Maliqi e cilësoi politik duke shtuar se zgjedhjet nuk do të njihen nga opozita.

“Ky proces dhe ky vendim ishte pak a shumë i njëjti që kisha me burimet e mia nga Rilindja se donin ta shpallnin fitues dhe në vjeshtë të bëjnë zgjedhjet me kandidat tjetër. e dinin shumë mirë se me këtë kandidat ishte e pamundur. Votim afrikan ishte në Kucovë. Kodi zgjedhor thotë që vota është e fshehtë. E patë që dokumentacionet ishin për faqe të zezë. Unë jam i qetë, jam mësuar me këto beteja. Do vijoj me beteja politike. Këto zgjedhje si në Kucovë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe OSBE do japë konkluzione të këqija. Qesh mirë kush qesh i fundit thotë populli. Nesër të marrim njerëzit e të votojnë. Nuk qenka problem për 2-3-4 apo 5 veta. Ti themi njerëzve votoni me karta. Ky ishte vendim politik. Ju tregova shqiptarëve me fakte se çfarë ndodh, zgjedhjet nuk do njihen nga opozita.   Sot fitoi krimi, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës”, tha Maliqi.


Lajmi kryesor:

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e 'BF' për bashkinë e Kuçovës! Lefter Maliqi: Vendim politik, fitoi krimi e korrupsioni


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?