Politikë

Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë për Vlorën, përfaqësuesi i PD, Kaso: 25 prilli është deformuar, nuk dekurajohemi nga vendimi, do i shkojmë deri në fund

1 Qershor 2021, 12:32| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 12:47

  • Share

 

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar padinë e PD dhe LSI për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Vlorë. Sipas tij  25 prilli është deformuar dhe nuk do të dekurajohen nga ky vendim për të bërë transparencë.

‘’I njëjti standard që Kolegji e vendosi dje. Pati një vendimarrje të ndërmjetshme për të mospranuar prova shtesë.  Mund të them me keqardhje që është një shans i humbur. Por kjo nuk na dekurajon për t'i bërë publike të gjitha faktet dhe provat që vullneti i zgjedhësve më 25 prill është deformuar. Detyrimin për transparencë e kemi për të gjithë shqiptarët që fenomenet negative në proceset zgjedhore në Shqipëri të marrin fund. Çdolloj shkelje të ligjit e cila e ka influencuar dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve. Është bërë e njohur që shqiptarët nuk votuan dot të lirë e të shpreheshin të lirë mme votë. Unë e kam thënë dhe më parë, detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm për ata që na besuan. Procesi zgjedhor duhet të çlirohet nga gjithë fenomenet negative. Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar, përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkeljeje‘’, tha Kaso.


Lajmi kryesor:

Ankimet për 25 prillin/ Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor 'vulos' përfundimisht edhe Vlorën, rrëzon kërkesën e PD-LSI për përsëritje zgjedhjesh


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?