Kolegji Zgjedhor

Politikë

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, ‘certifikon’ rezultatin e 11 majit edhe në Vlorë

26 Qershor, 09:48| Përditesimi: 26 Qershor, 13:21

  • Share

Kolegji Zgjedhor rrëzoi një kërkesë të radhës të Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë të zgjedhjeve, këtë radhë në qarkun e Vlorës. Ky vendim, shkalla e fundit e ankimimeve të procesit zgjedhor, i hap rrugën certifikimit të rezultatit të 11 majit edhe në qarkun e Vlorës. 

Kolegji rrëzoi më herët edhe ankimimet e PD-së për qarqet e Korçës, Kukësit, Lezhës dhe Gjirokastrës, qarqe ku KQZ gjatë ditës së mërkurë, certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve, dhe shpërndau mandatet për deputetët e zgjedhur në këto 4 qarqe. 

Kolegji Zgjedhor rrëzoi gjatë kësaj jave edhe ankimimet e PD-së për Shkodrën, Dibrën dhe Beratin duke thënë se në zgjedhje nuk ka pavlefshmëri dhe ato nuk përsëriten. Kështu, edhe për këto qarqe Kolegji i hap rrugën ndarjes së mandateve nga Ilirjan Celibashi duke çimentuar përfundimisht rezultatin e 11 majit. 

Të vetmet qarqe që janë ende të hapura, mbeten Elbasani ku u verifikuan materialet zgjedhore, Tirana, e cila po rinumërohet në Pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, dhe Durrësi me Fierin që pritet të rinumërohen në vijim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?