Koloneli shqiptar në NATO: Pse ofensiva ukrainase nuk dha rezultat ndaj Rusisë! Eksperti Lazimi: Lufta e ardhshme SHBA-Kinë

26 Shkurt, 22:50| Përditesimi: 27 Shkurt, 08:26

  • Share

Koloneli shqiptar në NATO Çlirim Toçi në një lidhje skype për emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv ka dhënë argumentet e tij se përse ofensiva ukrainase nuk dha rezultat ndaj Rusisë.

“Mediat shkruajnë shumë për atë se çfarë po ndodh në frontin e luftimit. Është një teatër luftimi që nuk është i vogël ka një vijë mbi 1 mijë kilometra. Ka disa zhvillime të cilat komuniteti ndërkombëtar qoftë dhe media i ka pasqyruar si shqetësuese për botën dhe demokracinë perëndimore. Rënia e qytetit të Avdikës është lajm jo i mirë. Nga pikëpamja ushtarake kjo është fitore taktike nga ana ruse”.

“Fronti i shtrirjes së veprimeve luftarake është teatër. Ukraina nuk kishte forcat dhe numrin e duhur për të sulmuar një forcë që ishte në mbrojtje. Një forcë që sulmon një forcë në mbrojtje duhet të ketë raport tre me 1”.

“Në këtë realitet ka një sërë faktorësh. Kur Zelensky bëri njoftimin se Ukraina kishte vendosur që Ukrainë të kryente atë ofensivën e pranverës Zelensky investoi shumë që të merrte mbështetjen e duhur. Luftimet në terren nuk janë aq të lehta.”

Teksa lufta shënoi përvjetorin e dytë Volodymyr Zelensky, bëri ndryshime në kabinetin e tij të luftës.

“Valerii Zaluzhnyi është një nga gjeneralët më brilantë që ka pasur ushtria ukrainase që nga shpallja e pavarësisë nga ish bashkimi sovjetik. Por ai nuk arriti pritshmëritë që kishte Zelensky", tha Toçi.

Për politologun Emilio Çika lufta në Gaza e zhvendosi për disa kohë vëmendjen nga ajo në Ukrainë.

"Përplasja në lindjen e mesme hoqi vëmendjen nga lufta e Ukrainës. Kemi një përpjekje të komunitetin europian për të rikthyer vëmendjen".

Një deklaratë të fortë ka bërë eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi i cili u shpreh se lufta kryesore në të ardhmen do të jetë mes Kinës dhe Amerikës.

“Kemi një luftë blloqesh lindje perëndim. Por mendoj se lufta kryesore është mes Amerikës dhe Kinës dhe kjo është ajo që do shikojmë në vitet e ardhshme”, deklaroi ai.

Ora 22:53
Lufta e Rusisë drejt Ballkanit? Eksperti i ekonomisë Lazimi: Janë fuqizuar! Sanksionet e BE-së dështuan

1708984536_lazimi.png

Kanë kaluar dy vite tashmë nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, një ngjarje e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë tek ekonomia botërore. Me moszgjidhjen e konfliktit shtohen dhe më shumë idetë se agresioni rus mund të përhapet drejt ballkanit.

Për këtë eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi i ftuar te "5 Pyetje nga Babaramo" më Report tv, u shpreh se pasojat e luftës vazhdojnë të ndihen në ekonominë botërore dhe se Rusia nuk është dobësuar.

“Ne akoma jemi në fazën që pasojat e këtij konflikti ushtarak, akoma nuk janë zbehur. Ka pasur një rritje ekstreme të çmimeve. Rusia në fillim përfitoi më shumë në fillim sesa pati humbje, kjo sepse çmimet u rritën. Paguajtën taksapaguesit europianë, pjesën më të lartë të çmimeve, vendosja e sanksioneve rezultoi që ishte e pasuksesshme. Po të shikoni importi nga India për naftën ruse është 13 herë më i lart. Në një farë mënyre është planifikuar më parë nga Rusia” shpjegoj ekonomisti.

Majlind Lazimi u shpreh gjithashtu se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë ishin të pa zbatueshme dhe se kanë dështuar në qëllimin e tyre për të dobësuar Rusinë.

“Në momentin që ne po flasim biznesin më të madhe e bëjnë tregtarët, sanksionet e BE-së kanë rezultuar të pa zbatueshme pasi nuk mund të caktohet se kujt vendi i përket nafta duke qenë se tregtia vjen nga tregtarët. Nga ana tjetër impakti ekonomik që u mendua se do kishte ndaj Rusisë, në vitin 2024 parashikohet rritje deri në 2.6 përqind që është surprizuese dhe aspak lajm i mirë” shtoi Lazimi.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beluli: 27/02/2024 09:54

    Nuk e kuptoni qe jemi ber me ate ane qe do vetem luftra ? Kina eshte i vetmi vend qe nuk ka pushtuar asnje tjeter dhe pse jane shume i madh por bejne politiken e mirekuptimit dhe te bashkepunimit . Amerikanet hundet do thyejne nje dite sepse ata ndyresira e kane ber boten tym e flake dhe nga vdekja e njerezve ata jetojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?