Lufta e Rusisë drejt Ballkanit? Eksperti i ekonomisë Lazimi: Janë fuqizuar! Sanksionet e BE-së dështuan

26 Shkurt, 22:53| Përditesimi: 26 Shkurt, 22:56

  • Share

1708984536_lazimi.png

Kanë kaluar dy vite tashmë nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, një ngjarje e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë tek ekonomia botërore. Me moszgjidhjen e konfliktit shtohen dhe më shumë idetë se agresioni rus mund të përhapet drejt ballkanit.

Për këtë eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi i ftuar te "5 Pyetje nga Babaramo" më Report tv, u shpreh se pasojat e luftës vazhdojnë të ndihen në ekonominë botërore dhe se Rusia nuk është dobësuar.

“Ne akoma jemi në fazën që pasojat e këtij konflikti ushtarak, akoma nuk janë zbehur. Ka pasur një rritje ekstreme të çmimeve. Rusia në fillim përfitoi më shumë në fillim sesa pati humbje, kjo sepse çmimet u rritën. Paguajtën taksapaguesit europianë, pjesën më të lartë të çmimeve, vendosja e sanksioneve rezultoi që ishte e pasuksesshme. Po të shikoni importi nga India për naftën ruse është 13 herë më i lart. Në një farë mënyre është planifikuar më parë nga Rusia” shpjegoj ekonomisti.

Majlind Lazimi u shpreh gjithashtu se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë ishin të pa zbatueshme dhe se kanë dështuar në qëllimin e tyre për të dobësuar Rusinë.

“Në momentin që ne po flasim biznesin më të madhe e bëjnë tregtarët, sanksionet e BE-së kanë rezultuar të pa zbatueshme pasi nuk mund të caktohet se kujt vendi i përket nafta duke qenë se tregtia vjen nga tregtarët. Nga ana tjetër impakti ekonomik që u mendua se do kishte ndaj Rusisë, në vitin 2024 parashikohet rritje deri në 2.6 përqind që është surprizuese dhe aspak lajm i mirë” shtoi Lazimi.


Lajmi kryesor:

Koloneli shqiptar në NATO: Pse ofensiva ukrainase nuk dha rezultat ndaj Rusisë! Eksperti Lazimi: Lufta e ardhshme SHBA-Kinë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?