Mohammad Pakpour

Bota

Komandanti i Gardës Revolucionare: Çdo sulm i ri nga SHBA do të sjellë një përgjigje edhe më shkatërruese, Trump është i marrë dhe injorant

24 Qershor, 16:23| Përditesimi: 24 Qershor, 16:27

  • Share

1750775216_48332.jpg

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad Pakpour. Sipas tij, çdo sulm i ri do ta detyrojë Teheranin t’i japë Uashingtonit një “përgjigje edhe më të ashpër” dhe një “mësim historik”, në vazhdën e sulmit me raketa ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar hakmarrje për bombardimin nga SHBA i tre impianteve bërthamore iraniane.

Pakpour deklaroi se sulmi ndaj bazës Al Udeid ka goditur “zemrën e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme”. Ai shtoi se impiantet kanë pësuar dëme materiale, pavarësisht aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Donald Trump, tha më tej Pakpour, është “i marrë dhe injorant” për urdhrin e tij për të bombarduar objektet bërthamore të Iranit.


Lajmi kryesor:

Zemërimi i Trump ndaj Izraelit dhe Iranit: Armëpushimi u shkel, ata nuk e dinë çfarë po bëjnë! Teherani: Lufta 12 ditore ka mbaruar


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?