TIRANË - Kombëtarja shqiptare U-19 luajti ndeshjen e parë në turneun miqësor triangolar ndaj Moldavisë në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kjo ndeshje u fitua nga Moldavia me rezultatin minimal 0-1. Daniele Tonica ishte ai që vendosi ndeshjen me golin e tij në minutën e 42-të.
Trajneri Juljan Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Moldavisë: Raffaele Huli (GK), Kleo Shpuza, Yoni El Malem, Davide Avdullari, Ardi Mulaj, Samuele Sina, Mattia Huqi, Tedi Malaj, Besalet Krasniqi, Gabriele Kulla, Joi Xheto Nuredini.
Si të mos mjaftonte paraqitja zhgënjyese e Kombëtares A, edhe të rinjtë nuk po marrin rezultatet e dëshiruara.
Më 6 shtator, në orën 10:30, do të zhvillohet takimi i dytë i turneut triangolar Moldavi U-19 – Kosovë U-19, ndërsa më 8 shtator, po në orën 10:30, do të luhet sfida e fundit Shqipëri U-19 – Kosovë U-19, në “Shtëpinë e Futbollit”.
Komente
