Sport

VIDEO/ Kombëtarja para Serbisë, Strakosha dhe Hoxha të ndarë! Portieri: E rëndësishme, por jo vendimtare! Sulmuesi: Vendos për Botërorin

4 Qershor, 11:43| Përditesimi: 4 Qershor, 15:42

  • Share

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Nga "Arena Kombëtare", këtë të mërkurë përpara mediave dolën Thomas Strakosha dhe Arbër Hoxha. Dyshja ishte e ndarë në mendime, me portierin që tregoi se ndeshja është e rëndësishme, por jo deçizive për udhëtimin e Shqipërisë drejt Botërorit. Nga ana tjetër Arbër Hoxha e cilësoi si vendimtare për vendin e dytë, që të dërgon në play-off për një vend në eventin madhor.

Thomas Strakosha veç të tjerash u ndal te cilësitë e rivalëve, por kërkon ta shohë këtë duel vetëm në aspektin sportiv.

"Serbia ka një ekip me kualitet dhe cilësi, i njohim dhe do bëjmë më të mirën tonë. Edhe ne kemi cilësi dhe do përballojmë rivalët. Po shoh që djemtë janë në formë, kjo është ndeshje që vlen tri pikë dhe tifozët e shohin si diçka më shumë. Duam të kënaqim tifozët.

Më shumë se ndeshje futbolli - Ne e shohim nga ana sportive që na vlen tri pikë. Ne meritojmë Botërorin dhe për të vijuar ëndrrën po përgatisim ndeshjen e radhës.

Goditjet standarde - Janë shumë të mirë në këtë aspekt, na duhet të mbrohemi mirë. E kemi bërë edhe në Euro 2024.

Kujt i druheni më tepër - Me emra të veçantë jo, janë të mirë si ekip. Ne kështu e kemi përgatitur ndeshjen.

Një thirrje për tifozët dhe një ndeshje jo si të tjerat - Jo, kjo është ndeshje futbolli. Tifozët që janë në stadium na kanë mbështetur në çdo ndeshje, vijnë nga fundi i botës për të bërë këtë gjë.

Është Strakosha gati? - Kam pasur momente në karrierë që edhe nuk kam luajtur shumë në klubet ku kam qenë. Unë jam i përqëndruar dhe ndihem gati.

Përqëndrimi në fushë dhe vendi i dytë - Ne jemi të përqëndruar, kjo është ndeshje e rëndësishme, por nuk do vendos se cili ekip merr vendin e dytë", tha Strakosha, gardiani i AEK Athinë.

Arbër Hoxha, sulmuesi anësor i Dinamo Zagreb tha se ndeshja me Serbinë është vendimtare.

"Luani në Ballkan me Dinamo Zagreb, sa e njihni edhe futbollin serb si fqinj - Po punojmë mirë, kemi besim dhe shpresojmë se do marrim fitoren. I njohim.

Si ndjeheni që luani kundër Serbisë, keni kërkesa shtesë nga jashtë? Jo, ne jemi profesionistë dhe duam të bëjmë më të mirën në fushë. Kjo është një ndeshje e vështirë dhe vendos për kualifikueset play-off. Fitorja na jep një dorë më shumë drejt Botërorit.

Konkurrenca me Nedim Bajramin - Sado minuta të kemi, do bëjmë më të mirën.

Sfida e 2014 dhe sot që jeni në fushë - Kam qenë i vogël në 2014 dhe e kam parë me shumë emocione, si të gjithë shqiptarët. Na tregon edhe Hysaj më shumë.

Fitore me Serbinë dhe humbje me Letoninë, do e pranoje? - Po, do e pranoja", tha Arbër Hoxha.

Sesa e rëndësishme është kjo përballje mjafton të theksojmë se interesi i tifozëve për të qenë në stadium kapërceu shifrën e 200 mijë kërkesave për bileta.

Ora 12:08
VIDEO/ Gazetari i Report Tv e vendos në vështirësi, Arbër Hoxha: 'Firmos' humbjen me Letoninë, për një fitore me Serbinë

I kapur në befasi nga pyetja e gazetarit të Report Tv, Ernest Koçi, sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha ka pranuar se do "firmoste" një humbje me Letoninë më 10 qershor, me kushtin e një fitoreje kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" (7 qershor).

"Nëse do të thoshin që tani se do fitojmë me Serbinë dhe humbasim me Letoninë, do e pranojë?

Ëëëë, doo... Çfarë të them, po", kështu u shpreh sulmuesi kuqezi pasi mori disa sekonda për t'u menduar.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?