TIRANË - Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Rigë për ndeshjen me Letoninë. Pas barazimit 0-0 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare", grupi i drejtuar nga Sylvinho nuk ka kohë për të humbur dhe paraditen e sotme (e diel) është rikthyer në fushë, pasi në prag është ndeshja kundër Letonisë. Mungesë e madhe për këtë ndeshje është kapiteni Berat Gjimshiti, i pezulluar për shkak të kartonave.
Në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi. Ekipi do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Letonisë.
Të martën në mbrëmje në orën 20:45 ekipi kuqezi zbret në stadiumin e Rigës për sfidën e katërt në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës dhe ndaj rivalit të radhës punë bëjnë vetëm tri pikët.
Pas tre takimeve të para Grupin K e kryeson Anglia me nëntë pikë të plota, ndjekur nga Shqipëria, Letonia, Serbia dhe Andorra. Me mungesën e Berat Gjimshitit për shkak të kartonave të verdhë, Sylvinho do i besojë një vend në ekip Adrian Bajramit.
Gjyqtarët e takimit Letoni - Shqipëri
UEFA ia ka besuar këtë takim arbitrave nga Turqia dhe Gjermania. Kryesor do jetë turku Umut Meler, me ndihmësa bashkëkombasit Kerem Ersoy, Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Oguzhan Çakir. Në sistemin VAR do jenë gjermanët Harms Hormers, me ndihmës Daniel Schlager.
Renditja e Grupit K
Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel.
Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.
Kombëtarja shqiptare është nisur ditën e sotme drejt Rigës, ku të martën do të përballet me Letoninë, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Pas barazimit pa gola ndaj Serbisë në 'Air Albania', kuqezinjtë synojnë rikthimin te fitorja për të qëndruar në garë për një vend në Kupën e Botës.
Trajneri Sylvinho ka theksuar rëndësinë e kësaj sfide, ndërsa grupi është i plotë dhe në gjendje të mirë fizike.
Ndeshja zhvillohet më 10 qershor, ora 20:45, në stadiumin “Skonto” të Rigës.
Komente
