TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon të jetë e grumbulluar në Tiranë edhe për pak orë. Pas barazimit 0-0 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare", grupi i drejtuar nga Sylvinho nuk ka kohë për të humbur dhe paraditen e sotme (e diel) është rikthyer në fushë, pasi në prag është ndeshja kundër Letonisë. Mungesë e madhe për këtë ndeshje është kapiteni Berat Gjimshiti, i pezulluar për shkak të kartonave.
Në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi. Ekipi do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Letonisë.
Të martën në mbrëmje në orën 20:45 ekipi kuqezi zbret në stadiumin e Rigës për sfidën e katërt në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës dhe ndaj rivalit të radhës punë bëjnë vetëm tri pikët.
Pas tre takimeve të para Grupin K e kryeson Anglia me nëntë pikë të plota, ndjekur nga Shqipëria, Letonia, Serbia dhe Andorra. Me mungesën e Berat Gjimshitit për shkak të kartonave të verdhë, Sylvinho do i besojë një vend në ekip Adrian Bajramit.
Gjyqtarët e takimit Letoni - Shqipëri
UEFA ia ka besuar këtë takim arbitrave nga Turqia dhe Gjermania. Kryesor do jetë turku Umut Meler, me ndihmësa bashkëkombasit Kerem Ersoy, Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Oguzhan Çakir. Në sistemin VAR do jenë gjermanët Harms Hormers, me ndihmës Daniel Schlager.
Renditja e Grupit K
Komente
