“Budallenjtë” është komedia e dramaturgut amerikan Neil Simon që çeli sezonin e ri për artdashësit në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.
Me regji të Roland Mingës dhe skenografi të Drini Shehut shfaqja është një përrallë alegorike që përcjell një mesazh universal, ku mbahet një qëndrim therës në raportet e pushtetit me metodat djallëzore të nënshtrimit të mendjeve njerëzore.
”Sot jam i surprizuar nga përgjigjet që na dha publiku, duke llogaritur që edhe ne vetë kemi patur ato ngërçet tona, sidomos me riaktivizimine vullneteve pas një viti të trishtë. Në këtë drejtim lavdi zotit që pata kaq shumë njerëz dhe reaguan në këtë mënyrë”, tha regjisori Ronald Minga.
Risia e kësaj here ishte pjesëmarrja e aktorëve të rinj e të vjetër, ndërsa komedia foli me gjuhën e 12 personazheve duke sjelle emocione tek publiku në sallë që e përcolli me duartrokitje.
“Ishte një punë kolosale, siç e patë me 9 aktorë në skenë se me 2 aktorë dhe është prap vështirë jo më me 9 aktorë. Gjithmonë mund të gjesh gjëra pafund, por rëndësi ka që e pëlqeu publiku”, u shpreh aktori Margent Çaushi.
”Shumë gjë e bukur, shumë batuta të bukura në shfaqje. Jam shumë i kënaqur me punën e aktorëve”, shprehet një qytetar.
“Ishte një mbrëmje vërtetë fantastike , e shijuam shumë shfaqjen”, shprehet një qytetare.
Me një kast të zgjedhur aktorësh, komedia "Budallenjtë " e dramaturgut amerikan do të vijojë shfaqjet edhe gjatë fundjavës për të gjithë të interesuarit.