59 firma janë mbledhur nga avokatët dhe juristët e rrethit gjyqësor Vlorë duke bërë një peticion të hapur kundër vendimit të ONM që kërkon shkarkimin e gjyqtares së Vlorës, Atlanta Zeqiraj. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Komisionerit Publik që të ankimojë vendimin e KPK të 30 qershorit 2021, që ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Zeqiraj dhe të kërkojë shkarkimin e saj. Por ky vendim ka hasur kundërshtinë e avokatëve dhe juristëve të Vlorë, të cilët e konsiderojnë këtë veprim të padrejtë, pasi për ta Atlanta Zeqiraj është shembulli se di duhet të jetë drejtësia dhe se ajo përfaqëson figurën e magjistratit që synon të përvijojë procesi i vlerësimit.
Teksa vlerësojnë punën e ONM së bërë deri tani për pasjen e një sistemi drejtësie të re me magjistratë profesionistë dhe të pavarur, avokatët dhe juristët e Vlorës shprehen të indinjuar me kërkesën e tyre për të kërkuar shkarkimin për Zeqirajn.
"Etika e komunikimit, integritetit profesional dhe humanizmi i saj, kemi menduar se përfaqësojnë më se mire atë figurë të magjistratit që synon të përvijojë procesin i rivlerësimit. Duke rekomanduar që vendimi për këtë magjistrate të ankimohet, sigurisht pa dashjen tuaj ju keni vënë në dyshim jo vetëm integritetin e saj, por njëkohësisht perceptimin qytetar në efektshmërinë e procesit të rivlerësimit. Nëse ngrihen pikëpyetje mbi magjistratë të tillë të cilët përfaqësojnë shpresën tek drejtësia e pavarur, e paanshme, e pakorruptuar dhe njerëzore, nuk jemi në gjendje të përfytyrojmë cilësi të tjera që duhet të ketë një magjistrat për të qënë i konfirmuar në detyrë. Rekomandimi juaj i fundit për znj. Zeqiraj, e themi me keqardhje, nuk është në koherencë me vlerësimin dhe perceptimin e komunitetit të juristëve të këtij qyteti dhe më gjerë. Ky fakt për fat të keq ka ulur në mënyrë të ndjeshme pritshmëritë për rolin Tuaj dhe ka demotivuar çdo punonjës të drejtësisë në këtë qytet", thuhet në peticionin e tyre.
Më 30 qershor 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren së Gjykatës së Vlorës, Atalanta Zeqiraj. Gjyqtarja e Vlorës, Zeqiraj dha shpjegime lidhur me dy apartamente të blera nga i ati ndërtues, që ajo i ka përdorur pa pagesë, ndërsa mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Atalanta Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
(Kliko këtu për peticionin e avokatëve dhe juristëve të rrethit gjygjësor Vlorë për ONM)
Turp per ata avokat qe e kane firmosur ate peticion. ONM ka kerkuar ti hetohet pasuria e babit meqe eshte dhe kandidate per ne Gjykaten e Posacme . Nuk kane ngritur dyshime per gjyqtaren ne asnje nga 3 kriteret e vleresimit. Hallin do ta kete babi jo gjyqtarja.
PërgjigjuPo ti moj vajze kishe bere si te tjeret. Kishe shku te noteri, kishe kerku te jepnin numra te 2014 qe i kan per raste speciale, kishe bere kontrata qiraje me baben, gjasme i ke pagu leket, e tutje matane. Si shoket. Me verte paske qene e ndershme me teper si duhet. Te gjithe ato qe e kane kaluar vetingun, kete kane bere, nje fallsifikim shembullor te regjistrave noteriale.
PërgjigjuPo ndihmojeni ne kpa meqe qenka ashtu!!!??? Ose ne kpk po nuk eshte dhene vendimi! Nxirrni faktet jo hartime,,,, Se drejtsia kshtu apo ashtu
PërgjigjuPo ca eshte ky turp. Ju po kaloni Sokol Ngrecin qr i vodhi gruaja leket e denoncoi pastrusen e doni te shkarkoni Atalanten. Turp e faqe zeze . E denoncoi se i vodhi 50 mij euro e pastaj tha me vodhi 3 mln lek te Lindes. Turp Kpa
Përgjigju