TIRANE-Komisionerja e KE-së për kulturën Mariya Gabriel kërkon dialog mes palëve përpara se të merret vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilën Këshilli Bashkiak i Tiranës e vulosi mbrëmjen e djeshme.
"Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për teatrin. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me aktorët e trashëgimisë" shprehet ajo.
Presidenti Ilir Meta e ka përshëndetur këtë postim duke e shpërndarë, ndërsa kërkon nga palët "Dëgjoni zërin e vërtetë të Europës!'.
Për vendimin e Këshillit Bashkiak reagoi edhe organizata Europa Nostra. "Ne përkrahim trashëgiminë kulturore të Europës. Prandaj kundërshtojmë propozimin e paligjshëm për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga shtatë objektet e marra në mbrojtje nga Europa Nostra!
Teatri është i mbrojtur nga ligji vendas, i mbrojtur fuqimisht nga shoqëria civile dhe nga ekspertët", shkruan Europa Nostra në Twitter.
Të njëjtën gjë bëri edhe kryetari i PD, Lulzim Basha i cili falenderon Komisioneren e BE për Kulturën, Mariya Gabriel , Europa Nostra dhe ambasadorin Soreca për mesazhet e dhëna për respektimin e ligjit.
"Faleminderit Gabriel Mariya, Europa Nostraa dhe Luigi Soreca për mesazhet e qarta për respektimin e ligjit dhe thirrjen për dialog me artistët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore. Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës dhe ligjit dhe provokimi për prishjen e paligjshme të TK', shkruan Basha nw Twitter.
Kane cmendur qeveri e dehur e edi rames dhe lali erit,skan frike as nga Zoti as nga atdheu as nga monumenti,,,,vet Zot keta vet shkop,,,ti ndalojm, solidarizohemi te gjithe stop prishjes se teatrit tone te bukur,epo he gjithe bota i ka ne qender keta i cojn ne periferi,,,trego o shkalle intelektuale qe dhe ju keni mbet se jy vend do behet me ju tregoni qe frenat jane ne doren tuaj dhe jo ne duart e antishqiptareve,,,posht qeveria e kullave posht qeveria gerryese e genjeshtrave,mos u dorezoni mos lejoni,
PërgjigjuJemi socialist apo jo jemi plera apo jo
Përgjigjukomisionerja bullgare po na jep mend ....per dialog ....Bullgaria !!!!!!! ne s'jemi EU member ça pune ka EU ne kete mes e para, e dyta edhe po te ishim, EU s'ka anje kompetence per kulturen nga pikepamja e sovranitetit/ shtetet antare kane full power......... ato OJQ fantazme qe bredhin neper Evrope s'ka nevoje te merren ne konsiderate se edhe shqiptaret mund te bejne nje OJQ evropiane dhe te keshillojne te kunderten
PërgjigjuKomisionere per te marre rrogen dhe pare nendore besoj. Eshte standarti dyfishte nga ti personalisht kur merr per baze reagimin e kembeplehut like floriri I perceptuar masivisht ne vendin e tij dhe nga populli shqiptar si njeriu me i korruptuar ne tere historine shteterore shqiptare. Cte theme me per belgjeraqinen?
Përgjigju