Në Konferencën e kryetarëve, ku kreu i grupit demokrat Gazmend Bardhi mungonte, për shkak se u përjashtua 10 ditë, homologu i tij socialist Taulant Balla çoi për miratim, menjëherë pas mbledhjes së grupit, listën e emrave të anëtarëve të 11 komisioneve të krijuara sipas rregullores së re. Dokumenti që organizon jetën parlamentare, kundërshtohet nga opozita, e cila zgjodhi të mos dorëzojë as emrat e njerëzve të saj në komisione.
Çështja do t'i kalojë për miratim seancës plenare e cila do të mbahet të mërkurën në orën 10:00. Balla e bëri të qartë se kjo taktikë nuk do mund të pengojë veprimtarinë e Komisioneve. pas mbledhjes, ai i bëri thirrje opozitës që të dorëzojë listën me emra, në të kundërt komisionet do të konsiderohen të konstituuar vetëm me shumicën parlamentare.
“Nga 3 grupet parlamentare të opozitës nuk kanë ardhur propozimet për kryesinë, 4 komisionet tepër të rëndësishme pas vendimit të kuvendit i takojnë opozitës dhe 7 nënkryetarë i takojnë opozitës, duhet domosdoshmërisht që deri ditën kur do ketë seancë, të kenë ardhur”, tha Balla.
Aktualisht janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e PS, por komisionet mbeten jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës. Por opozita duket e paqartë dhe e pa koordinuar për hapin e radhës.
“Kërkova ripërtëritjen e seancës, kërkova të mblidhet Komisioni i Legjislacionit që të shihet mundësia për mocion ndaj Peleshit, të anulohen dënimet absurde të një rregulloreje absurde të kësaj mazhornace për të dënuar deputetë e opozitës dhe të mos ketë asnjë pengesë për mediat në Kuvend. Do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Ne ende nuk kemi marrë një vendim, në momentin që organet e PD do kenë një vendim, ju do jeni të parët që do e merruni vesh", tha Agron Gjekmarkaj.
"Sigurisht që emrat do të dërgohen. Grupi i PL është i vendosur për të shfrytëzuar cdo hapësirë që i jep rregulloja për të qenë pjesë e një parlamenti që sot është një produkt jo i vullnetit të qytetarëve, por i farsës së 11 majit. Siç e kemi theksuar për të mos i lënë asnjë hapësirë bosh Edi Ramës", tha Tedi Blushi.
Me një akt më së shumti politik se sa të realizueshëm, pasi nuk ka numrat, opozita kërkon edhe shkarkimin e Niko Peleshit, Kryetarit të ri të Kuvendit, si edhe ripërsëritjen e seancës për prezantimin e programit qeverisës.
“Ju kryetar e keni zhbërë parlamentarizmin. Opozita kërkon ripërsëritjen e seancës dhe ju duhet te mblidhni menjëherë këshillin e legjislacionit për mocion e shkarkimit tuaj. Parlamentarizmi kërkon vetëdije dhe seriozitet”, u shpreh Gjekmarkaj.
Mocioni ndaj Peleshit duhet të kalojë nga Këshilli i Legjislacionit. Vetë kryetari i parlamentit ka autorizuar thirrjen e tij.
"Këshilli i legjislacionit është me rotacion, I takon Greta Bardelit ta drejtojë. Ta mbledhin këshillin dhe të shkojmë në parlament…”, tha Balla.
PD i ka caktuar drejtuesit e 4 komisioneve parlamentare që i takojnë asaj dhe nënkryetarët e atyre që drejtohen nga mazhoranca, por këto emra nuk janë votuar pasi selia blu nuk i dërgoi zyrtarisht në Kuvend.
Opozita kërkon shkarkimin e Niko Peleshit për shkak të mbylljes pa debate të seancës ku do të diskutohej programi i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pas daljes nga mbledhja e kryetarëve të Kuvendit, akuzoi dhe njëherë kryeparlamentarin Niko Peleshi për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit.
Ndër të tjera ai tha se në koordinim të plotë me Partinë Demokratike, opozita do të dorëzojë në Kuvend emrat e anëtarëve të komisioneve.
“Kjo është çështje për të cilën përgjigjen e kemi dhënë që me mbylljen e seancës së shëmtuar të fundit parlamentare. Theksuam dhe me grupin e PL, domosdoshmërinë për rikthimin në shinat kushtetuese të këtij institucioni. Është e papranueshme që opozita në këtë mbledhje të mund të merrte leksione për zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores nga një shumicë është certifikuar dhe me vendime gjykatash, kushtetuese, si dhe Komisioni i Venecias, që refuzon të respektojnë dhe të vijojë të shkelë Kushtetutën e Shqipërisë, nuk mund të bëjmë në diskutim normal për përbërjen e komisioneve pasi nuk pamë asnjë reflektim nga një mazhorancë që ishte e vendosur për të vijuar me shkelje flagrante të Kushtetutës.
I gjithë debate i u rrotullua mbi këto shina. Ajo që vlen të theksohet, në mënyrë arbitrare kreu i grupit parlamentar të PD, nuk ishte lajmëruar të merrte pjesë në këtë konferencë çka tregon dhe njëherë qëndrimin e kryetarit të kuvendit në raport me opozitën. Nuk qëndrova pa ngritur si shqetësim faktin që kryetari i Kuvendit po identifikohet si shkelësi më i madh i Kushtetues, edhe në raport me gazetarët.
U informova prej jush përpara se mbledhja e kryetarëve ishte mbledhje hermetike. I kërkova kryetarit të kuvendit të respektojë vullnetin e mediave, Ky institucion duhet të jetë garant i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, të respektojë lirinë e medias. Kjo kërkesë u refuzua, madje u ftuam që të bëheshim palë e një paligjshmërie që natyrisht e refuzuam.
Grupi parlamentar i PL i ka përcaktuar anëtarët e saj të komisioneve, por sot ishte dita për të ngritur dhe njëherë shqetësimet shkeljeve flagrante të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.
Opinioni duhet të dijë që sot kem një kryetar parlamenti që në vend që të ngrihej në nivel të detyrës, të zbriste në nivel të ushtarit të kryeministrit. Me çfarë morali sot një mazhorancë flet sot për ligj kur vetë deputetët shkelin ligjin.
Sigurish që emrat do të dërgohen. Grupi i PL është i vendosur për të shfrytëzuar cdo hapësirë që i jep rregulloja për të qenë pjesë e një parlamenti që sot është një produkt jo i vullnetit të qytetarëve, por i farsës së 11 majit. Siç e kemi theksuar për të mos i lënë asnjë hapësirë bosh Edi Ramës. Jemi në koordinim ë plotë me PD, unë dhe deputetët e PL e kemi firmosur kërkesën drejtuar gjykatës Kushtetuese.
Nuk është cështje mosdakortësie, është cështje procedurash. Të jeni të bindur, PD ka shprehur qëndrimin e saj për të mos braktisur institucionet”, tha Tedi Blushi.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të sjellë emrat e anëtarëve për komisionet parlamentare. Në të kundërt, Balla tha se komisionet konsiderohen të konstituara edhe vetëm me shumicën.
Balla: Të sjellë në Konferencën e Kryetarëve propozimet e tyre për përbërjen e komisioneve. Nga 3 grupet parlamentare të opozitës nuk kanë ardhur propozimet për kryesinë, 4 komisionet tepër të rëndësishme pas vendimit të kuvendit i takojnë opozitës dhe 7 nënkryetarë i takojnë opoziotës, duhet domosdoshmërisht që deri ditën kur do ketë seancë, të kenë ardhur.
Gazetarët: Në rast se nuk i sjellin?
Balla: Pyesni opozitën. Në aspektin procedural komisioni konsiderohet i konstituar kur shumica është prezent. Edhe në rastet ku drejtimin e ka opozita, mbledhja mund të iniciohet me 1/4 të firmave të anëtareve, shpresoj që opozita të sjellë sa më shpejt, Kemi pasur një përgjigje sa i përket dy kërkesave të opozitës. Nga ana e PD, i cili ngriti shqetësimin për mospjesëmarrjen e Bardhit në mbledhje. As unë nuk e di pse nuk ka qenë.
Gzetarët: Sepse e keni përjashtuar ju.
Balla: Kryetari i grupit të PD është përjashtuar nga mbledhjet e komisionit dhe të seancës, por jo nga mbeldhjet e Konferencës së kryetarëve. Sipas Kushtetueses, deputeti përjashtohet nga seanca apo komisionet, por ja nga aktivitetet e tjera parlamentare.
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj përsëriti edhe njëherë qëndrimin e opozitës se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit do t’i çojnë në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, Gjekmarkaj shtoi se në mbledhje kërkoi anulimin e dënimeve për dy deputetët e opozitës, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka.
“Kërkova ripërtëritjen e seancës, kërkova të mblidhet Komisioni i Legjislacionit që të shihet mundësia për mocion ndaj Peleshit, të anulohen dënimet absurde të një rregulloreje absurde të kësaj mazhornace për të dënuar deputetë e opozitës dhe të mos ketë asnjë pengesë për mediat në Kuvend. Do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese.
Ne ende nuk kemi marrë një vendim, në momentin që organet e PD do kenë një vendim, ju do jeni të parët që do e merruni vesh. Ne do shfrytëzojmë çdo hapësirë që jep institucioni i Kuvendit, për të komunikuar të vërtetën e opozitës dhe për tu përballur me këtë mazhorancë arrogante, e patë si e nisi Kuvendi në tentativë për të zmbrapsur atë në qoshe”, tha Gjekmarkaj.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur opozitës e cila edhe në Konferencën e Kryetarëve kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, pas seancës që zgjati vetëm 25 minuta dhe u miratua programi qeverisës.
Mësohet se Balla është shprehur se kryetari ka zbatuar vetëm rregulloren.
“Kryetari zbaton vetëm rregulloren, nuk ka bërë asnjë shkelje. Kërkesa juaj është e pabazuar”, ka thënë Balla.
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka kërkuar sërish në Konferencën e Kryetarëve ripërtëritjen e seancës për prezantimin e programit të qeverisë dhe votëbesimit të kabinetit. Gjekmarkaj në fjalën e tij mësohet të ketë thënë se mazhoranca e provokoi opozitën, ndërsa përsëriti kërkesën e tij për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.
Me ironi për ‘Diellën’, Agron Gjekmarkaj tha se “mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm që të leh për 10 minuta.”
"Jeni në revansh. Sot këtu mungon kryetari i grupit të PD-së. Në vend që të krijoni kushte me urdhra politik po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin. Ju kryetar u shfaqet si atentator. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës. Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancën e parë. Në seancën e dytë ku nuk donit të shfaqnit qeverinë provokuat opozitën. Ju kryetar e keni zhbërë parlamentarizmin. Opozita kërkon ripërsëritjen e seancës dhe ju duhet te mblidhni menjëherë këshillin e legjislacionit për mocion e shkarkimit tuaj. Parlamentarizmi kërkon vetëdije dhe seriozitet. Ju nesër mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm që të leh për 10 minuta. Tek mazhoranca socialiste ekzistojnë sot vetëm 2 liri. Liria për tu servilosur dhe liria për të shërbyer. Këshillë miqësore, merrni masa se do të ketë pasoja", tha Gjekmarkaj.
Para zhvillimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, PS zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentare. Mësohet se në mbledhje, kreu i grupit ka komunikuar edhe ndarjen e deputetëve në 11 komisionet e përhershme parlamentare.
Komente
