Politikë

Tedi Blushi: Niko Peleshi ka shkelur Kushtetutën! Jemi në koordinim me opozitën, do të dorëzojmë emrat e anëtarëve të komisioneve

22 Shtator, 14:01| Përditesimi: 22 Shtator, 14:10

  • Share

 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pas daljes nga mbledhja e kryetarëve të Kuvendit, akuzoi dhe njëherë kryeparlamentarin Niko Peleshi për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit.

Ndër të tjera ai tha se në koordinim të plotë me Partinë Demokratike, opozita do të dorëzojë në Kuvend emrat e anëtarëve të komisioneve.

“Kjo është çështje për të cilën përgjigjen e kemi dhënë që me mbylljen e seancës së shëmtuar të fundit parlamentare. Theksuam dhe me grupin e PL, domosdoshmërinë për rikthimin në shinat kushtetuese të këtij institucioni. Është e papranueshme që opozita në këtë mbledhje të mund të merrte leksione për zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores nga një shumicë është certifikuar dhe me vendime gjykatash, kushtetuese, si dhe Komisioni i Venecias, që refuzon të respektojnë dhe të vijojë të shkelë Kushtetutën e Shqipërisë, nuk mund të bëjmë në diskutim normal për përbërjen e komisioneve pasi nuk pamë asnjë reflektim nga një mazhorancë që ishte e vendosur për të vijuar me shkelje flagrante të Kushtetutës.

I gjithë debate i u rrotullua mbi këto shina. Ajo që vlen të theksohet, në mënyrë arbitrare kreu i grupit parlamentar të PD, nuk ishte lajmëruar të merrte pjesë në këtë konferencë çka tregon dhe njëherë qëndrimin e kryetarit të kuvendit në raport me opozitën. Nuk qëndrova pa ngritur si shqetësim faktin që kryetari i Kuvendit po identifikohet si shkelësi më i madh i Kushtetues, edhe në raport me gazetarët.

U informova prej jush përpara se mbledhja e kryetarëve ishte mbledhje hermetike. I kërkova kryetarit të kuvendit të respektojë vullnetin e mediave, Ky institucion duhet të jetë garant i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, të respektojë lirinë e medias. Kjo kërkesë u refuzua, madje u ftuam që të bëheshim palë e një paligjshmërie që natyrisht e refuzuam.

Grupi parlamentar i PL i ka përcaktuar anëtarët e saj të komisioneve, por sot ishte dita për të ngritur dhe njëherë shqetësimet shkeljeve flagrante të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

Opinioni duhet të dijë që sot kem një kryetar parlamenti që në vend që të ngrihej në nivel të detyrës, të zbriste në nivel të ushtarit të kryeministrit. Me çfarë morali sot një mazhorancë flet sot për ligj kur vetë deputetët shkelin ligjin.

Sigurish që emrat do të dërgohen. Grupi i PL është i vendosur për të shfrytëzuar cdo hapësirë që i jep rregulloja për të qenë pjesë e një parlamenti që sot është një produkt jo i vullnetit të qytetarëve, por i farsës së 11 majit. Siç e kemi theksuar për të mos i lënë asnjë hapësirë bosh Edi Ramës. Jemi në koordinim ë plotë me PD, unë dhe deputetët e PL e kemi firmosur kërkesën drejtuar gjykatës Kushtetuese.

Nuk është cështje mosdakortësie, është cështje procedurash. Të jeni të bindur, PD ka shprehur qëndrimin e saj për të mos braktisur institucionet”, tha Tedi Blushi.


Lajmi kryesor:

Komisionet Parlamentare ende ‘pezull’, PD pa propozime për anëtarët! PS: Sillni emrat, ose nisim punën pa ju


K.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?