Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani foli në Kuvend edhe për ngritjen e komisionit anti-korrupsion. I pyetur nga deputetët nëse kjo nismë mund të cenojë pavarësinë e SPAK, Dumani tha se Struktura e Posaçme është institucion i mbrojtur nga Kushtetuta, si produkt politik, por shtoi se po vullneti politik mund të çojë në vendime të cilat ndikojnë punën e SPAK.
Altin Dumani: Komisioni Antikorrupsion? Çdo reformë që bëhet të ketë në fokus respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. SPAK aktualisht të gjithë e dimë është institucion Kushtetues i pavarur, korniza ligjore e Kushtetuese garanton pavarësinë e institucionit. Siç është korniza ligjore Kushtetuese aktualisht. Parlamenti, është çështje e vlerësimit të Parlamentit. Ishte vullnet politik krijimi i SPAK, është po vullneti politik për të ndërmarrë masa të tjera që mund të afektojnë SPAK. Nuk mund të komentoj veprimtarinë e një institucioni siç është Kuvendi i Shqipërisë.
Lajmi kryesor:
Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës, komplekse! I përgjigjet Bardhit për 'Xibrakën': S'marr SMS nga Rama! PD në sulm për Berishën
M.Q./ReportTv.al