Komisioni Anti-korrupsion, Felaj: Nuk do preket SPAK dhe GJKKO! Opozita është në mëdyshje por do bëhet pjesë

7 Qershor, 18:02| Përditesimi: 7 Qershor, 18:09

  • Share

 

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj dha më shumë detaje për Arbër Hitajn në Studio Live, nga ngritja e Komisionit ad hoc kundër korrupsionit. Sipas saj opozita në fund do bëhet pjesë e këtij komisioni pavarësisht dyzimit të momentit. 

'Momenti që ndërhymë me një draft rezolutë që fton për punë të përbashkët, punë e veçantë, planin afatgjatë që pritet të ndërtojë. Do shpresoj që opozita do të bëhet pjesë e komisionit ad hoc. Miratuam përbërjen, por emrat janë ata që përfaqësojnë PS, vendet bosh presin përfaqësuesit e opozitës. Pretendohet të ndërtohet një punë me të gjitha agjencitë ligjzbatuese, por nuk do ndërhymë në legjislacion. Është e shkruar në rezolutë. Kuvendi duhet të jetë protagonist në luftën ndaj korrupsionit.

Nuk do preket asnjë ligj që ka të bëj me organet e reja të drejtësisë dhe nuk preket  kushtetuta për veprimet e këtyre organeve. Prapë mendoj se opozita do vijë një ditë në komision. Nuk votuan kundër, kanë abstenuar. Janë në dilemë dhe mëdyshje. Në shumicë mendoj se ata nuk mendojnë se kjo është një hapësirë duhet bojkotuar', u shpreh Felaj.


Lajmi kryesor:

'Ironikisht Ahmetaj u paraqit si mafioz', Felaj në 'Report Tv' komenton emisionin e Rai 3: Skenë e shpifur! Gjetën mënyrën e gabuar


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?