Tirane- Dështoi edhe sot (11 tetor 2024) mbledhja e radhës e Komisionit hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi. Mbledhja nisi me akuzat e kryetares, Albana Vokshi deputetes demokrate ndaj socialistëve për mbledhje të njëanshme pa lajmëruar deputetët demokratë dhe atë vetë në cilësinë e kryetares.
Kryetarja Albana Vokshi teksa hodhi akuza ndaj kolegëve socialistë njoftoi se i ka kërkuar kryetares së Kuvendit zëvendësimin e Plarent Ndrecës, nënkryetarit socialist të hetimorit dhe marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të PS, Plarent Ndreca, Erjon Braçe dhe Ilir Metaj për dhunë verbale.
“Keni futur në shinat e paligjshmërisë për ta dështuar por kjo s’ka për të ndodhur. Mos mendoni se duke e rrëmbyer do fshihni abuzimet 200 mln euro” tha Vokshi.
Me anë të një kërkese që e Iexoi në komision ajo i kërkon Spiropalit, zëvendësimin Ndrecës dhe kërkon rikthimin e 5 deputetëve opozitarë të përjashtuar për kaosin seancat e fundit plenare. Gjithashtu kërkon të nisin procedurat për masa disiplinore ndaj Ndrecës dhe administratës që 'ka penguar hetimin parlamentar' siç thotë ajo.
'I kemi dërguar Spiropalit shkresë, pasi kemi deleguar shkeljet e panumërta të deputetëve të këtij komisioni i kemi kërkuar zëvendësimin e nënkryetarit dhe të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë. Komisioni hetimor funksionon me ligj të veçantë. Kërkojmë që 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent deri në fund të komisionit. Të nis procedruat për masat disiplinore, Plarent Ndreca Ilir Metaj, Erion Braçes dhe sekretarit të përgjithshëm.'
Madje ka përgatitur kallëzim penal për bllokimin e komisionit hetimor për Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj dhe drejtuesin e gardës, për masat që Vokshi i quan 'arbitrare'.
'Kemi përgatitur dhe kallëzim penal për këdo që ka penguar funksionimin normal dhe hetimin të këtij komisionit. Nga sekretari i përgjithshëm, tek kreu i gardës. Kanë dhunuar opozitën. Kërkesa të presim përgjigjen e kryetares së Kuvendit, mbledhjen e sekretariatit të etikës, të kthehen deputetët e opozitës dhe të vijojë në kushtetueshmëri. Do doja një herë të vetme të kishit mirëkuptimin për kërkesat tona.' tha Vokshi
Nga ana e tij nënkryetari Plarent Ndreca u shpreh se opozita vijon me shkuljen e mikrofonave që pamundëson punën normale të komisionit.
Ne nuk duam të bëjmë komision pa kolegët e opozitës, por me shkulje mikrofonash nuk i bëhet presion mazhorancës dhe punës së parlamentit. Opozita ka qene dhe është e ftuar të jetë në mbledhjet e komisionit ku nuk e pengon asgjë të marri pjesë, përveç vendimeve partiake të tyre”.
Vokshi kërkoi në Komision që të lejohet kthimi i deputetëve të opozitës pjesë në këtë komision hetimor, të cilët janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës prej kaosit në Kuvend seancat e fundit. Ndërsa për deputetët e PS-së në atë komision ajo thekson se nuk mund të bëhet hetimi nga ata deputetë që janë subjekte të SPAK.
'Hetimi nuk bëhet dot nga subjekte të SPAK, për të mbrojtur abuzimet e qeverisë dhe Edi Rama. Kërkoj që kjo mbledhje sot të mbyllet. Të vijojmë javën që vjen me një riplanifikim të agjendës së marrjes së dëshmitarëve. Kërkoj që kjo mbledhje të mbyllet sot dhe të mos vijojë.'
Albana Vokshi ka pasur kritika të forta ndaj deputetëve të mazhorancës në komisionin hetimor për sterilizimin dhe check up sot në Kuvend. Ajo solli në vëmendje seancën e fundit të këtij komisioni kur aty hyri dhe deputeti socialist Braçe që u kap me fjalë me Vokshin për zhurmën që bënte kjo e fundit.
Sipas Vokshit, deputetet gra socialiste duhej të reagonin pasi ajo u fye dhe dhunua verbalisht nga Braçe.
'Si duhet ta pranoni drejtimin me forcë me dhunë? Shumë mirë që bërë deklaratë për kolegen Konomi. Por si nuk bëtë deklaratë për Braçen kur shau dhe fyeu? Po fshihni abuzimin me 200 milion euro të dy koncesioneve. E keni rrëmbyer këtë komision, sepse nuk doni transparencë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo që po ndodh sot me këtë komision hetimor.
I kemi dërguar Spiropalit shkresë, pasi kemi deleguar shkeljet e panumërta të deputetëve të këtij komisioni i kemi kërkuar zëvendësimin e nënkryetarit dhe të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë. Komisioni hetimor funksionon me ligj të veçantë. Kërkojmë që 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent deri në fund të komisionit.'
Albana Vokshi i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali së bashku me grupin e PD-së, ku kërkon marrjen e masave disiplinore për 3 deputetë të mazhorancës, Plarent Ndrecës, Ilir Metajt dhe Erion Braçes.
Sipas Vokshit në dokumentin që disponon Shqiptarja.com dhe Report Tv, seancën e fundit të këtij komisionit në 9 tetor, Metaj dhe Ndreca kanë ushtruar dhunë verbale ndaj saj. Në këtë mes shton Vokshi ka ndërhyrë dhe Braçe, i cili nuk është pjesë e këtij komisioni, por ka ardhur në sallë duke fyer Vokshin.
Ajo kërkon dhe masë disiplinore për sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj pasi sipas sipas Vokshit ka penguar funksionimin e komisionit duke moslejuar futjen e deputetëve të opozitës në komision.
'Të fillojë procedurën parlamentare për zëvendësimin e zëvëndëskryetarit dhe sekretarit të Komisionit Hetimor, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë shkelur rregullore e Kuvendit dhe Ligjin për Komisionet hetimore duke penguar hetimin parlamentar;
Të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë të mazhorancës për detyrimet e tyre ligjore si anëtarë të Komisionit Hetimor;
Të urdhërojë lejimin e anëtarëve të Komisionit Hetimor të cilët janë përjashtuar në mënyrë antikushtetuese nga ana e Sekretariatit të Procedurave dhe Etikës. Jo vetëm për faktin që përjashtimi është antikushtetues, i pabazuar në Rregullore dhe jo proporcional, por sepse këto «dënime në masë», «dënime kolektive» në asnjë rast nuk duhet të pengojnë punën e Komisioneve Hetimore të cilat funksionojnë me ligj të posacëm e kanë një afat kohor të caktuar. Ndërkohë që nga ana e 24 deputetëve të PD është bërë ankimim në Byronë e Kuvendit e cila ende nuk është mbledhur duke mohuar të drejtën për ankimim të deputetëve të opozitës;
Të nisë procedurat për marrjen e masave disiplinore për deputetët dhunues verbal: Plarent Ndreca, Ilir Metaj dhe Erjon Brace.
Të nisë procedurat për marrjen e masave disiplinore ndaj Sekretarit të Përgjithshëm për shpërdorimin e postit dhe abuzimin me detyrën e tij duke urdhëruar veprime që pengojnë mbledhjet e komisioneve dhe hetimin parlamentar.', thuhet në kërkesën e Vokshit dhe PD-së drejtuar Spiropalit.
Kur e ofendoi Brace kete shemtiren hajduten qe drogohet qe ne 5 te mengjesit??? Dhe sikur ska te drejt te thote as gjysem fjale se kjo shkuli mikrofonat beri veprime shkaterruese me pronen e popullit!!
PërgjigjuPo ku e gjene gjith kete force qe ne pik te mengjezit kjo fyryr breshka qe si pushon goja keta te PD o pin shuren e bab Sales si duket ka shume vitamina se nuk ka mundesi nje grua si kjo fytyr hardhuca te bertas cdo mengjes Po keta te PS tregohen te duruar se nuk bien ne tabakun e ketyre injoranteve qe bertasin e ulerasin sepse kjo tregon qe nuk jane te afte dhe ai qe nuk eshte i afte bene te tilla gjera se nuk di tjeter te bej Femer E Peshtir
PërgjigjuKallzim penal duhet te behet per ty moj baxhell qe gojen e ke si vc.ti shkaterove pronen , apo ju te beni çfar te doni dhe te tjeret duhet te rine goje kyçur ? Turp per ty qe fletsipas oreksit tend .Nuk keni per tja aritur se ju urren populli .